• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Silvinjo publikoi listën, frikësohen menjëherë në Serbi: Shqipëria nuk qenka keq me lojtarët, duhet kujdes! 

05/26/2025
in Sport
Silvinjo publikoi listën, frikësohen menjëherë në Serbi: Shqipëria nuk qenka keq me lojtarët, duhet kujdes! 
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shqipëri-Serbi do të jetë ndeshja e cila do të luhet në datën 7 qershor dhe që do të marrë vëmendjen jo vetëm të mediave shqiptare dhe atyre serbe, por njëkohësisht edhe mediave të njohura në Europë. Kjo pasi dihet marrëdhënia nga historia mes dy shteteve, por njëkohësisht dhe ngjarja e ndodhur në Beograd. Megjithatë për të bërë patriotin kundër Serbisë, duhet të lëmë njëherë mënjanë pjesën historike dhe pas fitores, atëherë mund t’i shpalosim këto ide me shumë krenari sepse patrioti para ndeshjes dhe një humbje me Serbinë, nuk do t’i vlente më askujt. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ndërkohë Silvinjo ka publikuar listën në ditën e sotme ku nuk ka pasur asnjë surprizë apo temë diskutimi, janë grumbulluar të gjithë emrat që priteshin, këtë herë pa përjashtuar askënd, të gjithë ishin aty. Reagimi në Serbi për këtë listë ishte i menjëhershëm dhe ishin jo pak të surprizuar. “Kurir”, “Informer” dhe “Mozzart Sport”, tre mediat në Serbi, ishin në të njëjtin mendim: “Shqipëria nuk qënka keq me lojtarët”. 

Këto media kanë vendosur theksin në faktin se në këtë listë janë 10 lojtarë të Shqipërisë që luajnë në top 5 kampionatet më të mira në Europë, ndërsa në krahun tjetër, te Serbia, janë 9 lojtarë që luajnë në 5 kampionatet më të mira në Europë. Megjithatë “Mozzart Sport”, media serbe, shkon më tej në analizë duke shkruar se e vetmja përparsi për Serbinë është se lojtarët e Shqipërisë nuk kanë minuta në këmbë. 

“Rivali ynë i parë në kualifikueset e Botërorit ka të njëjtën numër lojtarësh sa ne në kampionatet më të forta në Europë. Nuk mundën të bënin shumë ndaj anglezëve, Andorra u kalua lehtë, por vetëm në ciklin kualifikues të qershorit për Shqipërinë do të nisin betejat e vërteta, ato që duhet të vendosin se kush nga vendi i dytë i Grupit K do të kërkojë kalimin në Botërorin e vitit të ardhshëm. Këtu i referohemi fillimisht përballjes me Serbinë, që do të zhvillohet më 7 qershor në Tiranë dhe për të cilën trajneri Silvinho shpalli një listë me 27 emra. 

Një listë që nuk duhet pasur aspak frikë, por edhe që duhet respektuar, sepse në të janë dhjetë futbollistë që kanë luajtur në klube nga pesë ligat më të forta evropiane këtë sezon. Është e vërtetë, megjithatë, se emrat e lojtarëve të kombëtares shqiptare janë “më pak të njohur” , ndërsa më të famshmit e tyre nuk kanë pasur asnjë rol në ekipet e tyre. Elseid Hysaj nisi vetëm katër ndeshje në kampionat për Lazion, Armando Broja një më pak për Everton (në huazim nga Chelsea), Kristian Asllani dhjetë për Interin dhe vetëm Berat Gjimshiti luajti sezonin me Atalantën nga fillimi në fund”, shkruan media serbe. Ndërsa edhe Kurir me “Informer” vendos theksin te përfshirja kaq e madhe e lojtarëve të Shqipërisë në kampionatet më të mira në Europë. 

Related

Tags: formacioniSerbiaSilvinjo
Previous Post

“Dy mandatet e ‘Mundësia’ askush nuk do t’i rrëmbejë”, Agron Shehaj: Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore dhe pastaj të vjedhësh një deputet në tavolinë

Next Post

“Fitoret nuk na duhen për të mundur të tjerët”- Rama me deputetët: Do bëjmë histori me anëtarësimin e Shqipërinë në BE brenda kësaj dekade

Lajme të ngjashme

Çudia e listës së Silvinjos, Kombëtares i mungojnë dy nga lojtarët me çmimin më të madh në treg

Çudia e listës së Silvinjos, Kombëtares i mungojnë dy nga lojtarët me çmimin më të madh në treg

by redaktor2
05/27/2025
0

Lista e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e marsit u publikua këtë të hënë. Silvinjo do të drejtojë skuadrën në...

Kombëtarja rikthehet në qershor, Nedim Bajrami ka venitur kuotat e titullarit

Kombëtarja rikthehet në qershor, Nedim Bajrami ka venitur kuotat e titullarit

by redaktor2
05/21/2025
0

Një tjetër dimension i situatës së Bajramit është ai i Kombëtares shqiptare. Pas disa ndeshjeve të mëparshme ku ai ishte...

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Tiranë për mbledhjen e radhës, përcakton formatin e Europianit 2028! Ndryshim në listën e Ligës së Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Tiranë për mbledhjen e radhës, përcakton formatin e Europianit 2028! Ndryshim në listën e Ligës së Kombeve

by redaktor2
05/21/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh në Bilbao para finales së Ligës së Europës, Totenhem-Mançester Junajtid. U zyrtarizua formati për...

Deklarata e fortë e gazetares: Tifozët serbë do të vijnë në Tiranë për ndeshjen kundër Shqipërisë 

Deklarata e fortë e gazetares: Tifozët serbë do të vijnë në Tiranë për ndeshjen kundër Shqipërisë 

by redaktor2
05/19/2025
0

Shqipëria do të përballet kundër Serbisë në muajin qershor. Siç dihet, tifozët serbë nuk duhet të jenë të pranishëm në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dr. Matjan Hitoaliaj: Magnezi, çelësi i mirëfunksionimit të organizmit dhe luftës kundër pagjumësisë
  • “U hodha nga makina, u bëra copë!”- I shpëtoi p*rdhunimit nga komshiu dhe shoku i tij, rrëfehet konk…
  • Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme
  • Operacioni në Belgjikë/ SKY ECC çmonton organizatën shqiptaro-italiane, 14 të arrestuar dhe qindra k…
  • Gruaja më e votuar në Qarkun e Durrësit/ Kandidatja e ASHM, Andia Ulliri ankimim në KQZ për mandatin…
  • Çudia e listës së Silvinjos, Kombëtares i mungojnë dy nga lojtarët me çmimin më të madh në treg
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.