• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Hapen 7 shërbimet e para në Spitalin Qendror në QSUT, Manastirliu: Do të rritet cilësia e shërbimit

04/18/2023
in Politikë, Slider
Hapen 7 shërbimet e para në Spitalin Qendror në QSUT, Manastirliu: Do të rritet cilësia e shërbimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Spitali Qendror në QSUT është vendosur në funksion të pacientëve me shtatë shërbimet e para, të cilat tashmë janë funksionale, teksa vijon plani i transferimit të plotë të shërbimeve, që do të përmbyllen me vënien në funksion të urgjencës së re.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka vizituar nga afër pacientët e pare dhe stafet mjekësore të shërbimeve të transferuara në spitalin e ri.
“Jemi të kënaqur që plani i transferimit është duke shkuar ashtu sikurse ne e kemi planifikuar, duke garantuar që shërbimet të transferohen nga pikëpamja e organizimit ndërspitalor, por edhe organizmit mes shërbimeve të ketë efektivitet maksimal. Shtatë shërbime janë transferuar. Kjo është faza e parë, puna po vijon për t’u transferuar edhe shërbimet e tjera, sikurse ëshhtë shërbimi i kardiologjisë, reanimacionit kardiak dhe urgjenca”,- tha Manastirliu.

Pacientët dhe mjekët kanë vlerësuar maksimalisht këtë investim madhor në sektorin e shëndetësisë.

“Gjithçka e re, gjithçka me standarde europiane”,- tha Prof. Myftar Barbullushi, Shef i Shërbimit të Nefrologjisë në QSUT.

“Dhoma për pacientët janë të përsosura, absolutisht asnjë gjë mangët. Motivimin e kemi më të madh dhe detyrat do t’i bëjmë më mirë”,- tha prof. Adriana Babameto, Shefe e Shërbimit të Gastro-Hepatologjisë në QSUT.

“Me këtë ndërtim që është bërë këtu, ne jemi të barabartë me Europën në nivelin spitalor. Do kërkojmë të rrisim cilësinë e shërbimit dhe perfomancën tonë,”- tha Prof. Agron Ylli, Shef i shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT.

Spitali Qendror është vepra më e madhe infrastrukturore në shëndetësi në 30 vitet e fundit. Spitali Qendror ka kapacitet 345 shtretër dhe do të akomodohen 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara nga kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, reumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria.

Pesë vite më parë nisi zbatimi i masterplanit për modernizimin e QSUT dhe pas përfundimit të Spitalit Kirurgjikal “Frederik Shiroka”, Spitalit të ri Pediatrik, Spitalit Infektiv, Depos Farmaceutike QSUT dhe Spitalit Qendror, vijon puna me intensitet për fazën e dytë të rindërtimit të Spitalit Pediatrik, në vijim do të hapen investime të reja me projektet për rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë, Spitalit Psikiatrik dhe atij të Djegje-Plastikës në QSUT./

Related

Previous Post

Zgjedhjet e 2024/ Sondazhi: DeSantis kryeson ndaj Biden në dy shtete kyçe

Next Post

“Qeveria ushtron presion ndaj 450 familjeve në Vorë”, kandidati i PD Indrit Hoxha: Qytetarët po i trajtojnë si pronë dhe veten si skllavopronarë

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.