Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka çelur sezonin e plazhit.
Këngëtarja ka publikuar në Instagram foto me bikini nga dita e saj e pushimit në bregdetin e Jonit.

“Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh: Jonin”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove, te cilat kanë marrë shumë pëlqime si edhe komente për linjat e saj perfekte.

Kujtojmë që pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja zgjedh t’i bëjë pushimet me dy fëmijët e saj. Por këtë herë ajo ka zgjedhur të kalojë një ditë relaksi me veten e saj.


