• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

KPA shkarkon nga detyra prokuroren, Marsida Frashëri

06/10/2025
in Kronikë, Slider
KPA shkarkon nga detyra prokuroren, Marsida Frashëri
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA , shkarkoi sot nga detyra prokuroren e Shkodrës Marsida Frashëri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën e  3 qershorit me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e vetingut të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri.

Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Aktin Dumani, për të përfaqësuar këtë çështje në KPA, tha se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin e Frashërit dhe kërkoi shkarkimin e saj për probleme në aspektin profesional e cënim të besimit të publikut tek drejtësia, shkruan Reporter.al.

Frashëri e kundërshtoi si të papranueshëm ankimin e Komisionerit Publik duke pretenduar se vendimi për pezullimin e saj nga detyra për një vit dhe dërgimin për trajnim Shkollën e Magjistraturës, ndaj të cilit ngrihen shkaqe, sipas subjektit, është i paankimueshëm.

Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin që të ndiqte programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor pasi gjatë procesit të vetingut, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, lidhur me gjetjet në 27 dosje, kur rezultonte të mos kishte kryer veprime hetimore. Subjekti deklaroi se kishte pasur ngarkesë të lartë në punë.

Gjatë seancës dëgjimore më 10 maj të vitit 2022, u relatua se ndaj prokurores Frashëri ishin zhvilluar 3 hetime disiplinore nga Prokuroria e Përgjithshme dhe se gjetjet e këtyre hetimeve ishin shqyrtuar edhe nga KPK, nga kishin rezultuar gjetur të njëjtat probleme. Njëri prej hetimeve ishte mbyllur me vendimin e uljes në detyrë për 6 muaj në vitin 2014, ndërsa dy të tjerët ishin pushuar për shkak të mungesës së kuadrit ligjor.

Nga hetimi administrativ në shkallën e parë të vetingut u konstatua se procedime penale të viteve 2011 dhe 2013 janë mbajtur në sirtare nga prokurorja Frashëri dhe pas kalimit të këtyre çështjeve një kolegeje në vitin 2018 është kërkuar pushimi i menjëhershëm, si pasojë e parashkrimit të veprës penale. Komisioni konstatoi se subjekti nuk kishte kryer asnjë veprim hetimor, duke sjellë si pasojë parashkrimin e veprës penale. Sipas Komisionit, pavarësisht faktit se Frashërit i ishte tërhequr më parë vëmendja dhe ishte marrë masë disiplinore, ajo ka vijuar ta ushtrojë funksionin me mangësi në aspektin profesional, duke evidentuar probleme në dhjetra çështje të hetuara prej saj.

Megjithatë, problemet e konstatuara nuk u gjetën të mjaftueshme për shkarkim dhe Frashëri u dërgua për riedukim në Shkollën e Magjistraturës. Pas përfundimit të këtij trajnimi me sukses, më 11 shtator të vitit 2023 u vendos konfirmimi i saj në detyrë, vendimarrje që u gjet e pabazuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili çmoi se Frashëri ishte e papërshtatshme për të vijuar detyrën dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Ndryshe nga KPK, prokurori Klodian Braho tha të martën se vlerëson se subjekti ka cënuar rëndë besimin e publikut tek drejtësia me veprimet dhe mos veprimet e saj, si dhe se nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës.

Ai solli në vëmendje të Kolegjit se subjekti, edhe pas hetimeve administrative të kryera më parë ndaj saj, ka vijuar të veprojë në kundërshtim me ligjin. Braho argumentoi se veprimet dhe mosveprimet e Frashërit kanë dhënë impakt të drejtëpërdrehtë dhe se mangësitë e thella të saj nuk mund të korrigjoheshin. Sipas Brahos, rezulton se subjekti ka cënuar besimin e publikut tek drejtësisë dhe se duhet të konsiderohet e papërshtatshme e të shkakrohet nga detyra.

Prokurorja Marsida Frashëri argumentoi se i gjithë ankimi rotullohet tek vendimi i ndërmjetëm i KPK, për pezullimin e saj. ajo pretendoi se kjo vendimarrje është përfundimtare dhe e formës së prerë dhe sipas përcaktimeve kushtetuese nuk mund të ankimohet.

Frashëri solli në vëmendje të Kolegjit se ka marrë flerësim pozitiv për figurën dhe pasurinë, që sipas saj tregojnë se nuk ka pasur probleme. Po ashtu, vërejti se as Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në rastin e saj nuk kishte paraqitur rekomandim.

Ajo pretendoi se argumentet e Komisionerit Publik cënojnë parimin e gjesë së gjykuar. Lidhur me shkakun për cënimin e besimit të publikut, ajo nënvizoi se ankimi është kryer vetëm për një kriter, atë të profesionalizmit.

Lidhur me konstatimet e kryera për moskryerjen e hetimeve, subjekti pohoi se ka pasur një ngarkesë disa herë më shumë se kolegët e saj. Ajo kërkoi rrëzimin e ankimit.

Related

Tags: KPAMarsida Frasherishkarkon
Previous Post

“Një ditë vetëm, në detin më të bukur që njoh” – Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon foto me bikini

Next Post

Nga data 13 deri më 19 qershor, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Suedeze

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.