• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga data 13 deri më 19 qershor, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Suedeze

06/10/2025
in Kulturë, Slider
Nga data 13 deri më 19 qershor, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Suedeze
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter
https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Nga data 13 deri më 19 qershor, Shqipëria mirëpret Javën Kulturore Suedeze, e cila do të sjellë në vendin tonë një kalendar të pasur me aktivitete. Ekspozita, koncerte, puntori dhe aktivitetete të shumta, që sjellin në vëmendje fuqinë që ka kultura për të lidhur komunitete, ndërtuar ura ndërkombëtare dhe frymëzuar brezat e rinj, do të organizohen në Tiranë dhe Gjirokastër përgjatë kësaj jave.
Java Kulturore Suedeze, e cila është pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, nis në Galerinë “Harku i Triumfit” në Tiranë me ekspozitën “Fleeting” nga artistet suedeze Nina Wedberg Thulin dhe Maria Backman. Përmes pikturës, skulpturës dhe mediumeve të ndryshme, ekspozita eksploron lëvizjen, ndryshimin dhe identitetin, si pjesë e krizës globale të migracionit. Në qendër qëndron koncepti “NUTOPIA”, një hapësirë imagjinare që sfidon realitetin dhe nxit reflektim.
Në mbrëmjen e 14 qershorit, Teatri Metropol do të jetë skena e një koncerti të jashtëzakonshëm të muzikës klasike nga Daniel Thorell në çello, Danial Shariati në violinë dhe Eni Barbullushi në piano, e cila ka studiuar në Suedi. Koncerti “Elegjik” është një përvojë muzikore që bashkon virtuozitetin dhe emocione të thella në një atmosferë të rafinuar artistike.
Programi i Javës Kulturore Suedeze zhvendoset më pas në Gjirokastër, ku në Shtëpinë e Polifonisë, më 16 qershor do të zhvillohet një punëtori kulturore mbi rolin e muzeve në përfshirjen sociale. E udhëhequr nga Rani Kasapi, Drejtoreshë në Muzeumet Kombëtare të Kulturave Botërore në Suedi, kjo ngjarje synon të ndërtojë ura midis institucioneve kulturore dhe komuniteteve locale mes dy vendeve.
Një nga kulmet e javës është koncerti madhështor i Jenny-s, zërit ikonik të grupit legjendar Ace of Base, i cili do të mbahet më 17 qershor në Sheshin Skënderbej. Ky koncert live i hapur për publikun do të sjellë nostalgjinë dhe energjinë e hiteve ndërkombëtare, përmes një atmosfere që bashkon breza.
Java mbyllet më 18 qershor me një aktivitet të dedikuar biçikletave dhe sigurisë në trafik që do të mbahet në Shkollën e Biçikletave në Tiranë, duke ndërthurur ndërgjegjësimin qytetar me argëtimin dhe edukimin për një qytet më të gjelbër e të sigurt.
Pas Javës Kulturore Suedeze, rradhën do ta ketë Franca e cila premton një atmosfere të bukur po aq sa Suedia.

View this post on Instagram

A post shared by Javët Kulturore Ndërkombëtare (@jkn.al)

Related

Tags: 13-19 qershorJava Kulturore SuedezeMEKI
Previous Post

KPA shkarkon nga detyra prokuroren, Marsida Frashëri

Next Post

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.