• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Vijon lufta e PD për votën e lirë”- Berisha: Sot paraqitëm në PPE, videon që shokoi audiencën! 11 maji, farsë e tipit të Zimbabves 30 vite më parë

06/23/2025
in Politikë, Slider
“Vijon lufta e PD për votën e lirë”- Berisha: Sot paraqitëm në PPE, videon që shokoi audiencën! 11 maji, farsë e tipit të Zimbabves 30 vite më parë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i PD-së Sali Berisha mbajti konferencën e radhës me gazetarët sot nga selia blu. Kryedemokrati theksoi edhe një herë se vijon beteja e forcës që drejton për votën e lirë të shqiptarëve. Berisha u ndal sërish tek manipulimet sipas tij më 11 maj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tashmë beteja është zhvendosur në Strasburg, në asamblenë e KiE dhe Partive Popullore Evropiane. Albana Vokshi, shton Berisha, paraqiti sot një video në PPE, që siç shprehet ai i shokoi të gjithë, prej manipulimit të kapur nga kamerat në 11 maj.

Berisha: Vijon lufta e PD për votën e lirë të shqiptarëve. Java që kaloi ishte një javë jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë front. Në një sintoni të  plotë, përfaqësuesit e PD në komisionin e stabilizim asocimit, në PE, nënkryetarët Bylykbashi, Gjekmarkaj, kreu i grupit parlamentar Bardhi, Tabaku, kryetarja e komisionit të kulturës, Ina Zhupa, deputeti Koreshi, paraqitën në aurën e tempullit të demokracisë të vërtetën e zgjedhjeve të cilat edhe një herë, siç i theksoi miku i shquar gjerman si zgjedhje në Zimbabve 30 vite më parë.

Përfaqësuesit e PD-së, me fjalët e tyre, me argumentet që paraqitën dëshmuan se Edi Rama është një armik i vërtetë i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, armik i rrezikshëm i vlerave themelore të shoqërisë së lirë.

Sot, beteja vazhdon po në Strasburg, por kësaj radhe në Asamblenë parlamentare të KiE. Theksoj se si parlamenti dhe Këshilli, patën si vëzhgues në këto zgjedhje delegacionet më të mëdha. Sot, në KiE, do paraqitet nga kryetari i delegacionit të KiE për zgjedhjet, raporti i parlamentarëve europianë. Ky raport, është diskutuar në grupet parlamentare dhe do diskutohet në seancën plenare të kësaj asambleje, për të marrë formën përfundimtare.

Zonja Albana Vokshi e pranishme në grupin e PPE paraqiti që në mëngjes një video shokuese, për audiencën, e cila tregoi pse zgjedhjet në Shqipëri ishin një farsë e tipit të Zimbabve të 30 viteve më parë. Pamjet në tempullin, e grupit PPE, ishin shokuese për audiencën. Tani zhvillohet debati në të cilat zgjedhjet janë zgjedhje që nuk kanë të bëjnë me standardet evropiane. Rrjeshtohen një listë të gjerë problemesh, manipulimesh, blerje vote.

Related

Tags: konferencesali berisha
Previous Post

Vijon dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i katërt në Gjirin e Lalzit, ekipet e ekspertëve në terren për vlerësim periodik të procesit

Next Post

Akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie, shtyhet gjyqi për Asllan Dogjanin

Lajme të ngjashme

Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshirja historike e diasporës

by redaktor2
06/23/2025
0

Në një fjalë të mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), deputetja socialiste dhe kryetarja e delegacionit shqiptar,...

Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Ndërhyrje si asnjëherë më parë! 1253 familje do përfitojnë akses më të mirë në shërbime jetike

Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Ndërhyrje si asnjëherë më parë! 1253 familje do përfitojnë akses më të mirë në shërbime jetike

by redaktor2
06/23/2025
0

1,253 familje në 35 bashki të vendit do të përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Zbatimi i programit nis...

Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 25 që kërkoi Prokuroria

Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 25 që kërkoi Prokuroria

by redaktor2
06/23/2025
0

Ka përfunduar gjyqi për vrasjen e 20-vjeçarit Grei Bihuci, ndodhur më 11 mars 2024 në Fier. Gjykata dënoi autorin Florian...

Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s

Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s

by redaktor2
06/23/2025
0

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Natos që do të mbahet në datat 24-25 qershor në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Blerina Gjylameti në APKE: Zgjedhje gjithëpërfshirëse me standarde të larta, roli i SPAK dhe përfshi…
  • VIP-at në plazh! Rike Roçi dhe Roza Lati “djegin” rrjetin me bikinit mikroskopike, vajzat s*ksi me p…
  • Programi Kombëtar i Strehimit Social, Rama: Ndërhyrje si asnjëherë më parë! 1253 familje do përfitoj…
  • Hetimet ndaj ministrit Arbjan Mazniku, SPAK: Dosja na është përcjellë nga Prokuroria e Tiranës, po b…
  • Vrasja e Grei Bihucit në qendër të Fierit, Gjykata dënon autorin Florian Muka me 12 vite burg, nga 2…
  • Rama drejt Hagës, merr pjesë në samitin e NATO-s
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.