• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rama për rritjen e pagave: Vendet në Evropë do të jenë në garë për krahë pune

04/24/2023
in Politikë, Slider
Rama për rritjen e pagave: Vendet në Evropë do të jenë në garë për krahë pune
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të hëne ka zhvilluar një takim informues me bizneset për rritjen e pagave. Rama është shprehur se rritja e pagave është një ndër hapat më të medhenjt që ka ndërmarrë qeveria në këto momente, për të  mundësuar dhe penguar edhe largimet masive nga vendi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas kreut të qeverisë kohët e fundit kemi pas kthime të shumta në vendin tonë, pasi me rritjen e pagave dhe me përmirësimin e kushteve të punës, e kanë parë më të arsyeshme kthimin në vendlindje sesa të punojnë jashtë.

“Ka shumë më mirë dhe unë nuk bëj krahasime të tilla, por gjërat ndryshojnë shumë. Nuk dua që të vë në pozitë emocionale ato që më shikojnë pasi dallohen që janë kthyer nga jashtë vendit për të pasur më shumë mënyrë kursimi në vendet e punës tek ne.

Trendi I kthimeve është në rritje në raport me të djeshmen, dhe po se akoma largimet janë më të mëdhenj se kthimet. Ne vijojmë që të bëjmë thirrje biznesit që të vijojë rritjen e pagave, pasi momenti është shumë kritik, pasi të gjithë shtetet e Evropës po përballen me këtë fenomen, me faturat e plakjes së popullsisë, dhe po rritet alarmi për mos përmbushjen e vendeve të punës me krahë pune, pasi nuk ka më në gjermani aq të rinj sa i duhen ekonomisë së tyre. Nuk është vetëm problem në gjermani por e shumë vendeve dhe gara për të tërhequr krahë pune do të jetë gara e çdo vendi.

Gjermanisë i duhen miliona krahë puntore, që nuk ja jep më procesi I lindjeve brenda, deri në 2030 Gjermania ka nevojë për 7 milionë njerëz që të shkojnë aty. Ne jemi në pikën që kemi kthesën e madhe dhe fatmirësisht për shumë arsye qeveria ka arritur ta bëjë kthesën e madhe pasi ka tejkaluar, tërmet, pandemic, të gjithë problematikat që ka sjellë lufta, dhe pse jemi në përballje çdo ditë me këto problematika, kemi nisur një rritje pagash historike, që ka nisur tani dhe mbyllet pas një viti. Që do e çojë harkun e pagës mesatare në 900 euro nga 540 që është sot”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë është shprehur se është shumë e rëndësishme që tashmë dhe biznesi të jetë bashkëpunues në këtë nisë, se ne vërtet nuk e detyrojmë që të mos paguajë një punonjës me 34 mijë lekë, por nuk e lejojmë që të tallet dhe të mos e deklarojë shumën e punonjësit.

“I gjithë ky proces është i mbështetur në frontin e një ekzistencë për të penguar rënien e kapitalit njerëzor, dhe mundësinë që ne na u dha për ta bërë sot. Rritja e pagave nuk është dëshirë, pasi këtë dëshirë e kanë çdo qeveri dhe kryeministër, por është mundësi. Ka pasur shumë raste që pagat janë rritur në mënyrë artificiale, dhe pastaj janë hapur gropa shumë të mëdha, por ne kemi ecur ngadalë në këtë proces dhe tani rritja është masive në të gjithë horizontin. Sot ne kemi pagën minimale në mesatare, të tretët në rajon dhe do e rrisim 40 mijë lekshin dhe do e çojmë në 45 mijë brenda mandatit, pa shkuar  te 60 nuk do të flemë gjumë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që biznesi të jetë bashkë me ne, pasi ne nuk mund ta detyrojmë biznesin se çfarë page të vendosë, pasi liria e përcaktimin e pagës është në dorë të lojtarëve të tregut, por ne nuk mund të rrimë pa bërë asgjë, nëse bizneset apo në ato biznese që vazhdojnë ta konsiderojnë aftësi konkurruese pagën e ulët dhe konsiderojnë krahun e lirë të punës, duke nxjerrë produkte më të ulëta, si mungesë e pagës.

Ka dhe nga ato që u shkruhet 34 mijë lek, por që të të vërtetë në bazë të kualifikimit marrin 65 ose më shumë. Ne nuk do të japim asnjë kontratë publike dhe leje ndërtimi kompanive të ndërtimit nëse nuk kanë paga dinjitoze në nivelin që ne e dimë shumë mirë, sepse Shqipëria është vend i vogël. Qeveria nuk të pengo që të paguash një person me 34 mijë lekë, por nuk do të marrësh leje ndërtimi dhe tendera. Punëtori i të gjithë kategorive janë prioritet i qeverisë sonë, në këtë kohë kështu kemi vendos që të bëjmë kështu. E njëjta gjë do të bëhet edhe në kompanitë e tjera”, është shprehur ndër të tjera ai.

Related

Previous Post

Abazoviç: Shpallja e zgjedhjeve është antikushtetuese

Next Post

5 shkollë të reja në Astir dhe Kashar, Veliaj: Terrenet janë gati, pas zgjedhjeve çelim garën

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve që u shpërngulën mizorisht, janë ende gjallë sot

by redaktor2
06/28/2025
0

NGA ENVER KUSHI Reportazhin ”Guri dhe dega e ullirit” (Mbresa nga Çamëria), e kam shkruar disa javë pasi u ktheva...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.