Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK po verifikon dosjen hetimore në ngarkim të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.
SPAK i është përgjigjur interesimit të A-Times, duke theksuar se dosja për hetimin e ministrit të qeverisë, njëherësh drejtuesit Politik të Qarkut të Elbasanit, i ka kaluar nga Prokuroria e Tiranës.
Organi i akuzues i kryeqytetit i ka përcjellës SPAK-ut dosjen për kompetencë, ndërkohë që dosja është administruar nga prokurorët e posaçëm.
“Prokuroria e Tiranës na ka përcjellë dosjen për kompetencë. Dosja është shortuar dhe po verifikohet”, bën me dije SPAK