• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!

07/04/2025
in Opinion, Slider
“Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qortimi’ i Bardhit e Nokës: Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

NGA AGRON GJEKMARKAJ

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kronikë e ditës së fundit të legjislaturës dhe posteve që po ndahen! Gjatë në kujtesën e miletit do të mbahet mënd pikëllimi i Borës në vendin e së cilës përgojohet Zeqineja, tek shikonte xhaxhi Pandin të ngujuar mbi karrige për gjatë gjithë ditës!

Dukej sikur i thoshte: “T’u pata lutur të impenjoheshe më shumë, të paraqiteshe më mirë tek platforma ‘deputeti që duam’, por sakën, nejse ike ti e të erdhi kushërira Ina Majko – gajret!”

Madje edhe kur socialistët u mblodhën në mejhanen e Kuvendit për të pirë llallën e lamtumirës që Kostaqi i Harvardit si baxhier kishte tundur me dybek e ëmbëlsuar gojën me kekun që Mamica me ato duar të hajthme kishte nomatisur, ai nuk lëvizi. Ishte vuvosur i tëri. Më ëndej një copë edhe mua, por Kryezevendes  Lideri Muli me Gaz Bardhin më panë vëngër si qortim për oportunizëm e mu tha  pështyma: “Ne luftojmë, ti do të hash në çanak me dushmanin?”

U mblodha, u bëra grusht.  Mimi di Puccini dukej si një lis që duronte sepatat e fatit, por nuk rënkonte, e përzhitur në një heshtje solemne.

Ismet Beqiri që “Kronika” aq shumë e desh me sy të njomur, me merakun se çfarë po humbet ky parlament me ikjen e tij, na bekonte një e nga një duke na lënë uratën. Petro Koçi dënes­te për Ismetin, jo për vete.  Vullnet Sina për të cilin thuhet se do bëhet ministër mbrojtjeje, lexonte një libër dhe e kalonte kohën në mënyrë të kulturuar.

Gjeneral Kollçaku që nuk pa një ditë të bardhë, ndihej si Moisi Golemi që e rrjepnin dalëngadalë në sheshin e Stambollit.

Dilo Nasufi shfaqej si Barbarosa e thoshte: “Shyqyr që shpëtoi mjekra ime pa u percelluar!”

Laert Duro ishte i vetmi që edhe ditën e fundit e kishte mendjen tek puna! U printe dy karrove me damixhane fringo të reja, disa të veshur me dru, ca me kashtë e të tjerë me rreth hekuri të cilët i shkarkoi me merak e përkujdesje.

Ja dorëzoi Damos, i tha: “Ruaji si sytë se ato janë për lotët e rinj që do derdhen, të gëzimit e marazeve, për djersët e punës, për lëngje të tjera nga zori.”

Damo ndihej i prekur për besimin, por edhe i habitur pse nuk u ftua në Akademi për të dhënë së paku lëndën e fiskulturës?!

Laerti i tha: “Ti vazhdo stërvitu se të vjen radha, po mos merr ment e Ditmarit.”  Ermonela më në fund kishte kuptuar diçka nga politika.

Blero shpërndante buzëqeshje si profum sa endej këtej si një kujtim i katër viteve që vanë. Dash Sula kalorës i sqimës, mbajtës shamishë e thilesh të praruara, vikati për të fundit herë, anatemen e Zotit lëshoi dhe iku pa kthyer kokën që mos t’i dukeshin lotët e madhit për Mamicen që i gurgullonin si ujë kroi.

Tezja erdhi, një me muzgun e perëndive të stepës!

Anila e pa qetë  për zërat që Braçen e shohin si kryebujk kishte hedhur llafin për të larguar sikletin nga vetja që ajo (tezja) lan e fshin, hekuros e qendis për neomalësoren që zyrën t’ja lërë të pastër bilur.

Gonxhe pinte aspirina, në një anë Vin virani, në tjetrën gojët e këqia po buçasin që Onid Bejleri meqenëse ka një dell me Sindrit Bejlerin mund t’i heqë kulturën. Jorushi i Tabakëve që më 11 Maj u ringrit si Anteu, më 1 korrik pati ditëlindjen, as kafe, as gjë prej gjëje nuk ofroi, po hiç asgjë. Gjithsesi vitet tutje ajo tehu, mbajti nja tre-katër fjalime të zjarrta si energji e moshës, ku i bëri copash të liqtë, mbase si qerasje për këtë rast.

Albana e kishte përmirësuar shumë qëndrimin ndaj meje, me gjasë nuk i dukem njeri aq i keq, ndoshta si ditë e fundit e legjislaturës u tregua zemërgjerë por xhani ma do pak më të ngrohtë.
Oerdi e Luani shfaqeshin si një tandem mistik i së ardhmes.
Ulsiu qiti kryet tek llozha e Bakë xhanit, ndenji si i përhumbur aty dy tre minuta!

“Erdhi Presidenti, erdhi Presidenti më në fund!” – pllaqurii duart Eni Xake.  “Është Ulsiu moj,” – tha Etjeni, “por nuk del në kokë të vet ai, është shënjë, duhet një në vend të Haxhi Lleshit!” Xhikja kishte miqesi me Lymin , Toni si pezak duhet te zgjedhe mes Taos e Ulsiut!

Blendi Klosi po piqet gjithnjë e më shumë, nuk shfaq as gëzim e as mërzi, rri ashtu i mufatur si bakllavaja në sherbet, por mendonte: “Ja, Sara Mile do bëhet ministre për integrimin, sa mirë!”

Petrit Malaj u gëzua qamet kur Bujari ynë tha që paskësh respekt për të si profesionist, dhe i thoshte Gaz Bardhit: “Gabove që më shave i paaftë e budalla, ja e sheh! Delina do ja zërë prapë vendin, vallë?!”

Vin Hoxha po ndien peshën e madhështisë, ishte gati të ftonte në duel Gonxhen për Bashkinë e Tiranës, megjithëse Agron Malaj si gardist e me kulturë zogiste po përgatitet për ministër i brendshëm.

Tao rrinte siç i ka hije një akademiku, ëndërronte për ministrinë e re të diasporës me dy zëvendësa: Etilden për vendet e BE dhe Tonin për Amerikën e Anglinë.

Megjithëse me fjalimin e fundit dje, Etilda  i forcoi pozitat për ministre e marrëdhënieve me Parlamentin ose këshilltare e parë e Babos.
Nikoqiri mbante përbrënda një sakelldi të thellë, ndoshta dhimbja për shokët që vanë.

Shalsi me sytë nga tavani të kujtonte Eseninin e madh për nga fuqia e mendimit.
“Ku është Ogi, ku është Ogi?” – u dëgjua një thirrje.
“Po blen ca çifte të ruajë ministrinë,” – tha Bujari i Lushnjes.
“Se një farë Ervin Demo ka mbushur Tiranën që do bëhet ministër arsimi dhe Zëvendës Kryeministër!”

“J’allah j’allah,” – rënkoi Antoneta – “Edhe Belës edhe Ogit do tu heqë nafakën ky, qenka firaun me ambicie! Ç’ka bërë ky, ka hequr gozhdat e urës me të prapme!”

U ankua edhe Dilos: “I punoi qindin në fushatë?!”

Arben Pellumbi iku pa lënë pas armiq. “Ja bëj hallall Babos mjekrën dhe dy-tre të qara zemre kur gëzohesha shumë,” – tha.

Bela u pa, ishte hequr me masë, na gëzoi shumë. Na shihte me çiltersi të madhe të gjithëve si të na kishte evlajter.

Sa e dashur. Na kishte marrë malli.  Olta më nguli syte qortueshem në dalje e me beri rezil “je një  thengjill i mbuluar qe se ke shokun ti more firaun, trazon yndyren e Kuvendit baballaret e baballeshat e kombit me keto  qe shkruan, vatani ka derte e ti bën si interesant, hajt mu bej def nga sytë”

Related

Tags: Agron Gjekmarkajanalize satirike
Previous Post

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

Next Post

Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar

Lajme të ngjashme

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

“Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030 dhe mbyllja e negociatave brenda 2027

by redaktor2
07/04/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjete sociale një video-mesazh mbi mbylljen e legjislaturës së X-të. Spiropali thotë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive

by redaktor2
07/04/2025
0

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, nga ora 09:00, datë 04.07.2025, deri në orën...

Dita e Pavarësisë, Ambasada e SHBA: Falenderojmë të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë

Dita e Pavarësisë, Ambasada e SHBA: Falenderojmë të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e përbashkët amerikane dhe shqiptare, duke rritur tregtinë

by redaktor2
07/04/2025
0

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, Ambasada Amerikane në Shqipëri shpreh mirënjohjen më të thellë për...

4 korriku, ministri Balla pret kryebashkiakun e Westland, Michigan: SHBA partneri ynë strategjik

4 korriku, ministri Balla pret kryebashkiakun e Westland, Michigan: SHBA partneri ynë strategjik

by redaktor2
07/04/2025
0

Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri i Shtetit Taulant Balla, priti në një takim kryetarin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar
  • “Sara Mile do bëhet ministre…”- Satira e Agron Gjekmarkajt për mbylljen e punimeve të Kuvendit! ‘Qor…
  • “Legjislatura e XI është një sfidë e madhe për Kuvendin”- Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vi…
  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 9 vatra, 5 të shuara, 4 ende aktive
  • Dita e Pavarësisë, Ambasada e SHBA: Falenderojmë të gjithë partnerët që çojnë përpara mirëqenien e p…
  • 4 korriku, ministri Balla pret kryebashkiakun e Westland, Michigan: SHBA partneri ynë strategjik
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.