Postimi i plotë:
🇦🇱Ka nisur informimi në gjithë vendin për aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 9 masa mbështetëse për sektorin e bujqësisë👩🏻🌾👨🌾🚜🌾
✍️Të gjithë fermerët, agropërpunuesit, dhe sipërmarrësit në fushën e agroturizmit, mund të aplikojnë deri në datë 30 shtator 2025 për të përfituar një paketë financimi të integruar, që përfshin kreditë e buta, si dhe 50% grante🗓️
Në dispozicion të fermerëve dhe SME-ve është edhe Garancia Sovrane me një normë interesi vetëm 2% dhe mbulim 70% kolateral nga shteti🤝🇦🇱