Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi publikoi pamjet filmike që faktojnë farsën zgjedhore të 11 majit në qarkun e Fierit. Në videon e publikuar nga Bardhi evidentohet sesi komisionerët e PS dhe patronazhistët kontrolluan votën e qytetarëve duke votuar në emër të tyre. Sipas Bardhit, gjithçka është bërë me urdhër të Belinda Ballukut, e cila i garantonte që krimi zgjedhor nuk do të ndëshkohej, pasi Task Forca e SPAK-ut ishte vetëm alibi e qeverisë dhe jo mekanizëm hetimi.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi publikoi provat që faktojnë farsën zgjedhore në Fier, ku komisionerët dhe patronazhistët mbushën kutitë e votimit. Në pamjet filmike të denoncuara nga Bardhi, që i përkasin një QV të njësisë administrative Dërmenas, duket qartë që qytetarët nuk kanë votuar në mënyrë të lirë dhe të fshehtë, por vëzhguesit e PS votuan në emër të tyre.
Postimi i plotë:
VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE
Shkelja e fshehtësisë së votimit është krim sipas nenit 327 të Kodit Penal që dënohet me 3 vjet burgim. Por në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun Fier ajo ishte forma kriminale që patronazhistët të kontrollonin çdo votë që hidhet në kuti. Belinda Balluku kishte dhënë garanci që krimi i tyre nuk do të ndëshkohej, sepse Task Forca ishte alibi, jo mekanizëm për ndëshkimin e krimeve zgjedhore!
Në vetëm 4 orë regjistrim, sepse më pas patronazhistët i fikin kamerat e QV nr. 3153/1, rezulton se në shumicë dërrmuese nuk kanë votuar qytetarët, në mënyrë të lirë dhe të fshehtë, por vëzhguesit e PS në emër të tyre.
QV 3153/1, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier 👇