• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

08/06/2025
in Aktuale, Politikë, Slider
Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë më 1 gusht, duke e renditur atë në të ashtuquajturën ‘llogore të antiligjit”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

I targetuari ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore.

“Kemi bërë konfiskime dhe do të vazhdojmë të bëjmë, pavarësisht se rrugës na del edhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merr masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje…,” shkroi Rama, ndërsa u bëri gjyqin edhe institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit që nuk vepronin ndaj “abuzimeve ulëritëse” të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Konflikti gjyqësor që irritoi kryeministrin Edi Rama e ka zanafillën te një vendim i vitit 2022 i qeverisë së tij për konfiskimin e pallateve pa leje për interes publik. Megjithatë, aksioni i sekuestrimeve u kthye muaj më vonë në një procedurë legalizimi, që u mundësoi shumicës së ndërtuesve që kishin shkelur lejet në qendër të Tiranës të parablinin shtesat pa leje me çmime 10 herë më lirë se vlera e tregut dhe të përfitonin qindra mijëra euro përjashtime nga taksat dhe tarifat.

Por jo të gjithë ndërtuesit patën të njëjtin shans.

Një hotel 6-katësh në afërsi të Liceut Artistik, i ndërtuar në shkelje të lejes së ndërtimit nga kompania RT Max në pronësinë e Thanas dhe Robert Biqikut, ishte në listën e godinave të konfiskuara me vendim të KKT-së, por ndryshe nga pallatet e tjera, kompanisë nuk iu dha e drejta e parablerjes edhe pse depozitoi 10% të vlerës së supozuar të ndërtimit në Ministrinë e Financave.

Në qershor të këtij viti, Komisioni i Objekteve të Konfiskuara vendosi ndryshimin e destinacionit të godinës në zyra për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, pasi godina ekzistuese që ndodhet në afërsi të Parkut të Liqenit ishte vlerësuar si godinë me rrisk si pasojë e tërmetit të vitit 2019.

Kompania RT Max u ankua në Gjykatë me një kërkesë për sigurim padie ndaj vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara.

Gjyqtari Hazbi Balliu është një magjistrat i ri, i diplomuar në vitin 2019 në Shkollën e Magjistraturës. Prej asaj kohe, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatat Administrative të Gjirokastrës, Lushnjes dhe së fundmi të Tiranës.

I kontaktuar nga BIRN, gjyqtari Hazbi Balliu tha se ndryshe nga sa pretendonte kryeministri, vendimi i tij nuk hiqte konfiskimin mbi godinën, por pezullonte tjetërsimin e saj.

“Vendimi është një sigurim padie, përndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk heq konfiskimin, thjesht u lejon pronarëve të kontestojnë në rrugë gjyqësore rastin, duke pezulluar ekzekutimin e vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara,” tha ai.

Balliu shtoi më tej se nuk shqetësohej nga kritikat për vendimmarrjen, pasi edhe nëse nuk vinin nga qeveria do të vinin nga pala tjetër në proces, por tha se ishte prekur nga deklarata e kryeministrit që e cilësonte atë “të pacipë”.

“Ne, si gjyqtarë të Gjykatës Administrative, trajtojmë çdo ditë çështje me palë qeverinë dhe nuk më shqetëson kritika e kryeministrit për vendimin,” tha Balliu.

“Ajo që më ka prekur është që më ka thënë ‘i pacipë’. Nuk e di ku kryeministri ka parë që unë jam sjellë si i pacipë? Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet ta bëjë këtë të besueshme për publikun dhe të tregojë ku apo si,” shtoi ai.

Sulme ndaj drejtësisë

Gjyqtari Hazbi Balliu nuk është i vetmi magjistrat i sulmuar nga kryeministri Edi Rama për vendimarrjen e tij. Përgjatë qeverisjes së tij, Rama u ka bërë shpeshherë gjyq publik prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë marrë vendime kundër qeverisjes së tij.

Vetëm gjatë këtij viti, Rama ka atakuar direkt gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, një gjyqtare të Tiranës që rrëzoi padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës si dhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për kallëzimin penal të kabinave pa leje në fshatin turistik të Thethit.

Njësoj si rastet e tjera, edhe sulmi ndaj gjyqtarit Balliu rikthen në vëmendje procedurën kontroverse me pallatet pa leje dhe nxjerr në pah standardet e dyfishta të ndjekura nga institucionet shtetërore.

Kompania RT Max ka shfrytëzuar si bazë ligjore për padinë e saj ligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara të dërguar në parlament nga qeveria Rama si dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 589/2022 që legjitimon parablerjen ndaj subjekteve zhvilluese.

BIRN mësoi se kompania ngriti padi, pasi pavarësisht se ka paguar shumën e garancisë dhe ishte në pritje të formalizimit të kontratës që do t’i mundësonte të blinte shtesat në objekt bazuar në vendimin e qeverisë së vjeshtës 2022, siç është bërë në raste të ngjashme, ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet.

Më 31 korrik, gjyqtari Hazbi Balliu pranoi kërkesën për sigurim padie dhe vendosi pezullimin e zbatimit të vendimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara. Gjyqtari Balliu i tha BIRN se vendimi i tij ishte një procedurë standarde për të mos lejuar tjetërsimin e pronës pa i dhënë mundësi ankuesit të kërkonte shqyrtimin në themel të çështjes në gjykatë.

Kryeministria, Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nuk iu përgjigjën pyetjeve për koment mbi rastin deri në publikimin e këtij shkrimi. Përfaqësuesit e kompanisë RT Max ishin të paarritshëm.

Related

Tags: Edi RamaHazbi Balliureagim
Previous Post

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Next Post

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.