Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara. Flakët kanë marrë hov për shkak të erës së fortë dhe terrenerit të thyer malor, duke e bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka.
Banorët janë në alarm, ndërsa autoritetet lokale kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga ajri, për të shmangur dëme të mëdha në banesa dhe pronat e banorëve.
Shuarja me mjete tokësore është e vështirë për shkak të aksesit të kufizuar dhe përhapjes së shpejtë të zjarrit, ndaj ndihma nga ajri shihet si zgjidhja e vetme për të vënë situatën nën kontroll.