• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë

08/20/2025
in Kulturë
Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga 3 deri më 17 gusht, Shqipëria u prezantua me krenari në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir”, një nga ngjarjet më të njohura muzikore të Francës, e cila zhvillohet në rajonin piktoresk të Dordogne. Kjo pjesëmarrje e Shqipërisë në këtë festival që ndërthur traditat, kulturat dhe historitë e Mesdheut përmes një programi të pasur muzikor dhe artistik, është pjesë e nismës CulturAlb, projektit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e cila ka për qëllim promovimin e kulturës shqiptare jashtë vendit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z.Blendi Gonxhja, tha se gjatë fundjavës së kaluar, kuarteti i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura performoi së bashku me mezzo-sopranon Flaka Goranci. Interpretimi i tyre i titulluar “Melodi Shqiptare” riktheu në skenë thellësinë e zërit dhe fuqinë e këngëve popullore shqiptare. Përkrah Gorancit ishin edhe Vilson Guri, Erbi Piranaj, Stela Bello dhe Bashkim Kupi, të cilët sollën një program që kremtoi dashurinë, natyrën dhe jetën, duke e bërë muzikën të lirë, të stolisur dhe të mbushur me nostalgji. Organizatorët e festivalit vlerësuan interpretimin e artistëve shqiptarë si një zbulim të një universi tingullor të rrënjosur thellë në shpirtin e popullit.

Më 16 gusht, festivali organizoi një takim letrar të fokusuar te veprat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Në aktivitet morën pjesë violinisti Tedi Papavrami dhe shkrimtarja Ornela Vorpsi. Papavrami u shfaq jo vetëm si interpretues, por edhe si përkthyes i veprave të Kadaresë. Përpara diskutimit letrar, violinistja e re shqiptare Vesa Dume, vetëm 13 vjeçe, performoi një koncert të shkurtër që mahniti audiencën.

Koncertet e festivalit zhvillohen në kisha historike dhe monumente kulturore, duke ofruar një përvojë unike ku muzika ndërthuret me trashëgiminë arkitekturore të rajonit.

Me pjesëmarrjen e artistëve shqiptarë në Festivalin “Périgord Noir”, në kuadër të iniciativës CulturAlb që u mundëson shqiptarëve dhe audiencave ndërkombëtare të zbulojnë artistë që po formësojnë skenën kulturore globale, duke nxitur dialogun kulturor pa kufij, Shqipëria jo vetëm që u dëgjua, por edhe u ndje emocion, nostalgji dhe gëzim, duke konfirmuar vendin e saj në hartën ndërkombëtare të kulturës.

View this post on Instagram

A post shared by Culturalb (@cultur.alb)

Related

Tags: “Périgord Noir”3-17 gushtFestivali NdërkombëtarFrance
Previous Post

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

Lajme të ngjashme

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

by redaktor2
07/17/2025
0

"Senduku i Shqiponjës Dykrenare" (sqarim: Legjenda që do lexoni më poshtë është krijimtari e pa mbështetur në histori dokumentare, për...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

by redaktor2
07/01/2025
0

Prej nëntë vitesh, magjia e filmit udhëton nëpër Shqipëri, duke ndalur në qytete të mëdha e të vogla, duke sjellë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shqipëria e ftuar nderi në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës Klasike “Périgord Noir” në Francë
  • Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?
  • Deputetët e rinj, të pastër! SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim
  • Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në sel…
  • Papa Leo zgjedh Lindjen e Mesme për vizitën e parë zyrtare? Zbulohet vendi ku Ati i Shenjtë pritet t…
  • Rijetëzim i ish-godinës së maternitetit të Sarandës, Koçiu dhe Agolli: Nga hapësirë e braktisur, në …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.