Një ngjarje e rëndë ka tronditur Volosin në Greqi, me protagonistë një çift shqiptarë, që kishin së bashku 4 fëmijë.
Burri mësohet se ka vrarë me thikë në mënyrë makabre gruan e tij, në sy të fëmijëve.
Autori i dyshuar i vrasjes është Pandeli Nakoleci, ndërsa viktimë ka mbetur bashkëshortja e tij, Marjola Nakoleci.
Pandeli Nakoleci, që punonte në ndërtim, vrau me thikë në qafë gruan, kur ajo doli nga banesa dhe më pas u arratis.


Sipas raportimit të mediave greke, bashkëshorti ishte përdorues droge dhe se në qershor kishte tentuar vetëvrasjen.