Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë Shijak për pastrimin e qytetit.
Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, deputetja Luku thekson se Elton Arbana publikon në rrjete sociale mashtrimin e radhës, duke tentuar të shfaqë një realitet të bukur vetëm nëpërmjet fotove dhe videove.
Gjithashtu deputetja e Partisë Demokratike ka shqafur disa pamje nga fshati Rubjek i njësisë administrative Maminas, ku tregohet mungesa e pastrimit në zonat rurale.
Postimi i Manjola Lukut:
Para disa ditësh, kryetari i Bashkisë Shijak publikoi në rrjete sociale propagandën e radhës, duke tentuar të shfaqë një realitet të bukur vetëm nëpërmjet fotove dhe videove.
Por e vërteta është krejt ndryshe!
Në fshatin Rubjek, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar: mungesë pastrimi dhe neglizhencë e plotë ndaj banorëve.
E njëjta gjendje vërehet edhe në fshatin Draç, në njësinë administrative Ishëm të Bashkisë Durrës, ku mbeturinat grumbullohen madje shumë pranë qendrës shëndetësore të zonës.
Fotot të realizuara më datë 22.08.2025


