• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

08/22/2025
in Politikë, Slider
Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat në funksionimin e drejtësisë dhe demokracisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai thekson rëndësinë e hetimeve të thella për çështjet që lidhen me korrupsionin dhe qeverisjen. Sipas tij, është e domosdoshme që institucionet të veprojnë me transparencë dhe përgjegjësi për të siguruar besimin e qytetarëve.

Në këtë kontekst, Blushi fton për një debat më të hapur dhe përkushtim më të madh nga të gjitha palët.

Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushit:

“Shqipëria ndodhet sot në kushtet e një emergjence demokratike, të kapjes totale të shtetit nga mafia, që nuk pyet as për ligje, as për Kushtetutë, as për Gjykatë Kushtetuese e vendime gjykatash dhe as për Konventa Ndërkombëtare të ratifikuara.

Mafia që ka instaluar sot një regjim autokratik dhe të korruptuar në çdo qelizë nën drejtimin e Kreut të Organizatës, Edi Rama ka shkatërruar sistemin demokratik dhe ekonominë e vendit, por ka kriminalizuar në themel drejtësinë, duke e renditur Shqipërinë jo vetëm si të parin Narkoshtet në Europë por edhe si të vetmin shtet ku mafia ka drejtësinë e saj.

Në këtë krizë të thellë ku ndodhet vendi, ku çdo ditë e më shumë mafia në pushtet thellon paligjshmërinë e saj, një kontribut të veçantë ka dhënë SPAK-u, një vegël qorre politike në duart e Edi Ramës, që në vend të godasë korrupsionin dhe krimin në nivelet më të larta qeverisëse, si dhe të arrestojë 251 bosët e krimit shqiptar në arrati, provon çdo ditë se është një kallashnikov në duart e Kreut të Organizatës për të vrarë dhe asgjësuar pluralizmin politik në vend dhe demokracinë.

Sot rikujtojmë për të gjithë shqiptarët, se janë të paktën 18 afera të përbindshme korruptive dhe kriminale, të gjitha të kallëzuara penalisht në këtë institucion, ku vërtetohet katërcipërisht, përgjegjësia direkte personale e Kryeministrit, Edi Rama, për të cilat SPAK ka zgjedhur të heshtë ose siç është bërë e modës, t’i transferojë për moskompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

Nuk bëhet fjalë për dyshime apo spekulime, por për akte zyrtare të sigluara me firmën e Edi Ramës, për dëshmi zyrtare të ish-bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, për akt-akuza zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për përgjime të strukturave anti-mafia të vendeve partnere, për skandale konkrete të denoncuara me fakte dhe prova, për të cilat nuk ka ende asnjë hetim.

Janë të paktën 18 afera monstruese, për të cilat SPAK ende nuk jep sqarime, në tejkalim të të gjitha afateve proceduriale dhe të shkelje flagrante të ligjit duke vërtetuar çdo ditë se funksion vetëm për llogari të interesave politike dhe elektorale të Edi Ramës dhe se vihet në lëvizje vetëm kur merr urdhra nga tribunat e Partisë Socialiste, siç u vërtetua botërisht në rastin e dy liderëve kryesore të opozitës, Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj të cilit nuk ka asnjë provë, asnjë fakt apo akt penal, asnjë qindarkë dëm financave  publike, si dhe ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, ndaj të cilit ka nisur një proces farsë, jo se ka shkelur me firmë të tij ndonjë ligj, por pikërisht për firmën e Edi Ramës që tjetërsoi terrenin e klubit sportiv “Partizani”.

Së pari është mega-fera e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, simboli më i pastër i zhvatjes mafioze dhe në dritë të diellit të buxhetit të shtetit, mbetet e pashqyrtuar në thelb, pasi Altin Dumani nuk guxon të prekë njeriun që e ideoi, e zbatoi dhe përfitoi nga kjo skemë kriminale, ai i cili i dha bonusin 8% me firmën e tij kompansië së inceneratorëve kur ajo nuk ekzistonte as në letër: pronarin faktin të tyre Edi Ramën.

Denoncuesi i parë i kësaj afere, Ilir Meta mbahet sot në izolim ekstrem pa fakte dhe pa prova penale, në mënyrë që ideatori dhe përfituesi kryesor të vijojë në liri vjedhjen, me të paktën 90 mijë euro/dita.

Së dyti, projekti famëkeq i kanabizimit të vendit, që sipas vet Arben Ahmetajt u mendua dhe u zbatua me vetë urdhrin e Ramës, është trajtuar si çështje periferike dhe SPAK që nuk le dëshmitar ordiner e të dënuar nga të gjitha gjykatat pa marrë seriozisht, refuzon të administrojë dëshminë e ish-krahur të djathtë të Edi Ramës, vetëm pse ai vendosi të thyejë heshtjen dhe të shpallet armik i “Rilindjes”.

Dosja “Xibraka”, ku dyshohet implikimi i vëllait të kryeministrit në laboratorë droge, vazhdon të mbulohet nga heshtja.

Pagesa e përjavshme prej 10 mijë eurosh në dorë për detoksimin e Ramës në një prej spitaleve më të shtrenjta të Italisë, e denoncuar gjithashtu nga ish-zv/kryeministri, nuk është hetuar kurrë.

SPAK nuk e gjen të arsyeshme të marrë çarter për të verifikuar këto fakte në Itali, por e gjen kohën të mbështetet mbi dëshmi të dyshimta të dëshmitarëe që vet i cilëson si “të paqëndrueshëm” për të goditur kundërshtarët politikë të Narkokryeministrit.

Janë të pafundme skandalet për të cilat drejtësia hesht: bakshishi 50 milionë euro i tunelit të Llogarasë; afera 19 milionë euro te Eco Park ku përfshihen direkt familjarë të Ramës; skandali ndërkombëtar “McGonigal” ku përmendet roli i drejtpërdrejtë i Edi Ramës, të paktën 14 herë në akt-akuzën zyrtare të drejtësisë amerikane që dënoi me burg ish-zyrtarin e lartë të FBI.

Edh për çështjen CEZ-DIA, i pari dhe i vetmi njeri, që duhet hetuar dhe duhet marrë i pandehur është Edi Rama, i cili i fali 600 milion euro CEZ-it, duke i shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit, por që afërmendsh as nuk hetohet dhe as nuk merret i pandehur nga prokuroria e tij politike.

Lidhjet me mafien ndërkombëtare përmes Ndranghetas, Sinaloas, Coldeas dhe dhënies së lejeve të ndërtimit për pastrimin e parave, të denoncuara zyrtarisht edhe nga anti-mafia italiane gjithashtu nuk përbëjnë indicie për SPAK për të marrë Edi Ramën të pandehur.

As për kontratat për TEC-et lundruese në Vlorë që i kanë shkaktuar derimë tani një dëm ekonomik shtetit të përllogaritur në 250 milion euro dhe që vazhdojnë të gllabërojnë taksat e shqiptarëve me 94 mijë euro/dita po prodhuar asnjë kilovat energji, nuk ka sot asnjë akuzë zyrtare ndaj Edi Ramës.

Është shembja antikushtetuese e Teatrit Kombëtar gjatë pandemisë dhe në mes të natës, që e ende e ka lënë sot kryeqytetin pa një teatër dhe që SPAK nuk ka guximin t’u thotë shqiptarëve se cila ishte emergjenca e shembjes së këtij simboli të artit dhe kulturës, veç faktit të krijimit të ndërtimit të një terreni të favorshëm për ndërtimin e kullave ku Edi Rama dhe Erion Veliaj të pastrojnë paratë e pista të korrupsionit.

Është afera kriminale e sterilizimit me qindra milionë euro të vjedhura;

Është grabitja e fondeve të IPARD-it që përfunduan në inceneratorët e mbrojtur nga qeveria që detyroi edhe këtë vit Bashkimin Europian të moslëvrojë mbi 112 milion euro fonde të destinuara për fermerin shqiptar. Çfarë ka bërë SPAK me këtë dosje askush nuk e di sa kohë abuzimi të çon te Edi Rama e rrjedhimisht Altin Dumani nuk mund ta hetojë.

Asnjë hetim por vetëm amnistim për krimet elektorale të padënuara, deri në gjakderdhje, nga Dosja e Dibrës te vrasja e votës më 11 Maj, pa harruar përgjimet e bëra publike ndërkombëtarisht të Edi Ramës ku instruktonte banditët elektorale të vidhnin vota e të shkaktonin tërmet kriminal në kutitë e votimit.

Sikur të mos mjaftonin këto, kallëzimi penal për grabitjen e tokës në Surrel nga çifti kryeministror është bërë që në Shtator të vitit 2024, ndërkohë që Kodi i Procedurës Penale parashikon një afat 15-ditor për vendimmarrje mbi mosfillimin e hetimit, por ende SPAK nuk shprehet se në çfazë ndodhen hetimet për këtë çështje

Ende nuk ka asnjë hetim për dëmin ekonomik prej 311 milion eurosh që shkaktuan zjarret që përvëluan Shqipërinë për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë direkte personale të Edi Ramës, që akordon rreth 21 milion euro në vit ose 9 euro në vit për çdo qytetar për mbrojtjen nga zjarret, baraz me shumën që ai shpenzon vetëm për udhëtime me charter privat.

Asnjë hetim për sulmin terrorist ndaj fjalës së lirë me ndërprerjen e dhunshme të sinjalit televiziv të Neës 24, pushtimin me policë e ushtarë të godinës dhe konfiskimin e të gjitha dosjeve sensitive të gazetarëve për korrupsionin e Edi Ramës dhe ministrave hajdutë të tij. Asnjë hetim për atë që urdhëroi policët-banditë të mos respektojnë as vendimin e gjykatave për lirimin e institucionit mediatik të marrë peng nga Narkoqeveria.

Kanë kaluar muaj e vite dhe drejtësia vazhdon të heshtë.

Jo vetëm kaq – por zyrtarisht është deklaruar se “asnjë nga 140 deputetët e rinj të Kuvendit nuk është objekt hetimi”, ndërkohë që Edi Rama duhet të ishte jo vetëm objekt hetimi, por i pandehur, i arrestuar dhe përballë drejtësisë për dhjetëra akuza të rënda me pasoja shkatërrimtare për kombin.

Përballë gjithë kësaj panorame tronditëse, ironia është se drejtësia e kapur prej Ramës vepron vetëm kundër opozitës.

Ilir Meta mbahet në izolim ekstrem pa asnjë fakt apo provë penale, vetëm me alibinë qesharake se mund të “intimidojë dëshmitarët”, të cilët vetë SPAK i quan “të paqëndrueshëm”. Absurd total për një ish-President Republike pa pushtet ekzekutiv, pa mandat deputeti dhe pa asnjë instrument presioni.

Ndërkohë, Edi Rama, me të gjitha pushtetet në dorë dhe me mijëra prova në kurriz për aferat më të mëdha korruptive e kriminale, lihet i lirë. Ai është i vetmi që realisht mund të intimidojë e madje të zhdukë dëshmitarë, siç ndodhi me ish-Zv/Drejtorin e AKSHI-t, i cili për 10 orë u tret pa nam e nishan, për t’u rikthyer i gjallë pranë familjes vetëm pasi lajmi u bë publik në media.

SPAK refuzon të hetojë aferat e vërteta të qeverisë Rama, si VKM-të klienteliste, koncesionet mafioze, grabitjen e pronave publike dhe dëmin miliona eurosh të dokumentuar në vendime gjyqësore, fakte dhe prova që ulërasin çdo ditë, por që SPAK nuk ka sy t’i shohë dhe as veshë t’i dëgjojë, duke i cilësuar afërmendsh si krime intelektuale të vështira për t’u hetuar.

Partia e Lirisë dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të pranojnë dhe nuk e kanë merituar kurrë një drejtësi të keqpërdorur si vegël qorre të Narkoshtetit.

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë do të shndërrohet në sallën e gjyqit publik ndaj Edi Ramës dhe veglës së tij qorre SPAK.

Nuk do të jetë më një parlament i zakonshëm, por një tribunal politik publik kundër krimeve monstruoze dhe korrupsionit të përbindshëm të Edi Ramës.

Sa kohë drejtësia institucionale jo vetëm nuk ka kurajon ta bëjë këtë, por përkundrazi, është kapur prej fyti dhe është asgjësuar duke u vënë totalisht në shërbim të verbër të mafias në pushtet, atëherë është koha që drejtësia publike, qytetare dhe politike të ngrihet në lartësinë që kërkojnë dhe meritojnë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë.

Drejtësia do të vijë me nisjen e sesionit të ri parlamenar dhe Edi Rama do të përgjigjet derimë një para domosdoshmërisë ulëritëse për transparencë, llogaridhënie, drejtësi para ligjit dhe dhënie fund të pandëshkueshmërisë”.

Related

Tags: deklarateTedi Blushi
Previous Post

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Next Post

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

by redaktor2
08/22/2025
0

Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me arrestimin në Korçë të të shumëkërkuarit Ramadan Zoto, i cili në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.