• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shkeljet e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, PD: Të nisin menjëherë hetimet

04/27/2023
in Politikë, Slider
Shkeljet e kryetarit të Bashkisë Vau i Dejës, PD: Të nisin menjëherë hetimet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e PD Albana Vokshi në një komunikim për mediat tha se Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka u është drejtuar me një kërkesë zyrtare ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, për fillimin e hetimit për shkeljet e kryera nga kryetari Bashkisë së Vaut dejës, Mark Babani dhe administratori i Ndërkomunales Bushat, Agron Ceka.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vokshi tha se kërkesa vjen pas një denoncimi të bërë nga sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso për vjedhjen e një shumë 685 mln lekë,.

DEKLARATA:

PD nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, z. Flamur Noka, u është drejtuar me një kërkesë zyrtare ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja dhe të Brendshëm, z. Bledi Çuçi, për fillimin e hetimit për shkeljet e kryera nga kryetari Bashkisë së Vaut dejës, Mark Babani dhe administratori i Ndërkomunales Bushat, Agron Ceka.

Kerkesa vjen pas një denoncimi të bërë nga kjo foltore, nga Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore, z. Ivi Kaso, të dokumentuar gjerësisht, për një vjedhje në shumën e 685 milion lekëve.

Sipas dokumenteve, që disponojmë dhe ua kemi vënë në dispozocion medias dhe zotërinjve ministra, më 17 qershor 2022, koncesionari privat që administron landfillin e Bushatit, i është drejtuar Gjykatës së Shkodrës, me një kërkesë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017–Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë.

Gjyqtari, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, më 13 shtator 2022, e pranoi kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën 685 milionë lekë.

(Prova nr. 1 – Vendimi gjyqësor).

Pas zbardhjes së vendimit, shoqëria koncesionare ka vendosur në ekzekutim vendimin gjyqësor, nëpërmjet zyrës përmbarimore, duke njoftuar shoqërinë Ndërkomunale Bushat sh.a., një shoqëri 100% në pronësi të Bashkisë Vau Dejës, për detyrimin në shumën 685 milionë lekë. Veprimi i parë që administratori, Agron Ceka, duhet të kishte kryer është verifikimi i ekzistencës së detyrimit që pasqyrohej në vendimin gjyqësor.

Siç rezulton nga llogaritë bankare të Ndërkomunalja Bushat sh.a., të 12 faturat kanë qenë plotësisht të shlyera.

(Prova nr. 2 – Nxjerrjet e llogarisë bankare)

Në këto kushte, veprimi normal që duhet të kishte kryer administratori Ceka është t’i drejtohej gjykatës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të urdhërit të ekzekutimit, pasi detyrimi 685 milionë lekë nuk ekzistonte. Por, më 21 mars 2023, administratori Ceka ka lidhur një marrëveshje me kryetarin e Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani (Prova nr. 3 – Marrëveshja) nëpërmjet të cilës ky i fundit merr përsipër që të kalojë 100 milionë lekë për shlyerjen e borxheve ndaj shoqërisë koncesionare. Edhe kryetari i bashkisë ka vepruar në shkelje flagrante të ligjit, pasi neni 54, gërma “dh”, e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, detyron kryetarin e bashkisë që për cdo ndryshim në buxhet të marrë miratimin e Këshillit Bashkiak

(Prova nr. 4 – Buxheti i bashkisë 2023).

Jo vetëm miratimin e këshillit bashkiak nuk e ka marrë, por pa kryer asnjë lloj verifikimi për ekzistencën e detyrimit, Mark Babani kalon 100 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të Vau Dejës, për një detyrim që nuk ekzistonte.

(Prova nr. 5 – Urdhëri).

E gjitha nuk është gjë tjetër, vecse një skemë e paligjshme me qëllim vjedhjen e 685 milionë lekëve të qytetarëve të Vaut Dejës.

Partia Demokratike u kërkon Ministrise së Drejtësisë dhe të Brendshme, në cilësinë e organeve të ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji, për hetimin e veprimtarive të paligjshme, me pasoja të rënda ekonomike për qytetarët, fillimin e mënjehershëm të hetimit të shkeljeve të kryera nga administratori i Ndërkomunales Bushat sh.a., shtetasi Agron Ceka dhe kryetari i Bashkisë Vau Dejës, shtetasi Mark Babani.

Related

Previous Post

Rënia e euros në kohë fushatë, Tabaku: Shkak pazari politik i qeverisë për të blerë votën, në Shqipëri po shpenzohen miliona…

Next Post

Balluku dhe Veliaj inspektojnë punimet për linjën e re hekurudhore të trenit elektrik Tiranë – Rinas – Durrës: Kur qeveria dhe Bashkia bëhen bashkë, rezultati janë këto punë të mira për qytetin

Lajme të ngjashme

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Nga Bermuda në Maldive, Zambia, Gaboni e territori Palestinez/ Vendet e largëta nga aplikuan shqiptarët për të votuar në 11 maj

Veliaj drejt shkarkimit, Salla emërohet ministër/ Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës dhe Matit, 5 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme

by redaktor2
09/11/2025
0

Bashkia e Tiranës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas konfirmimit të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i...

Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

by redaktor2
09/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka propozuar Evis Salën si Ministre të re të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sala pritet të marrë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të …
  • Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! …
  • Veliaj drejt shkarkimit, Salla emërohet ministër/ Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës …
  • Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  • U emërua kryetar Kuvendi, Peleshi: Opozita duhet të jetë e kënaqur nga prezantimi, iu shtua edhe një…
  • Trekëndëshi i mallkuar i Sylvinho-s…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.