• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

09/01/2025
in Rajoni & Bota, Slider
Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall “i përmbyllur” nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, gjatë seancës konstituive të mbajtur më 30 gusht.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kështu u tha në njoftimin për media të lëshuar nga Presidenca pas takimit të presidentes, Vjosa Osmani, me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, të hënën, më 1 shator.

“Në këtë takim, kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, u tha në njoftim.

Sipas Presidencës, Osmani do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, me qëllim që të garantohet stabiliteti institucional dhe “respektimi i vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.

Ndërkaq, Basha më herët gjatë ditës tha se takimi me Osmanin ishte njoftues.

“Presidentja nuk ka dhënë mendim. Ajo vetëm se ka dëgjuar arsyetimin tim [për seancën konstituive]”, tha Basha për gazetarët.

Gjatë seancës konstituive të 30 gushtit, Basha hodhi në votim, përmes shortit, kandidatët e mbetur për nënkryetarë të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Pasi asnjëri prej tyre, gjatë tri herëve që u hodhën në votim, nuk mori 61 votat e nevojshme, Basha tha se Kuvendi duhet të vazhdojë punën dhe e shpalli të “përmbyllur” procesin e konstituimit.

Ky vlerësim i Bashës hasi në kundërshti nga partitë e tjera parlamentare.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë në lidhje me nënkryetarin që vjen nga pakica serbe, prandaj, në këtë rast, konsiderojë se e kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës, konsideroj se kjo seancë konstituive është e mbyllur”, deklaroi Basha.

Më pas, ai thirri një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për të hënën e 1 shtatorit. Në të morën pjesë vetëm nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe ajo nga radhët e komuniteteve joserbe, Emilija Rexhepi.

Mosprania e nënkryetares së Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, dhe nënkryetarit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, bëri që mbledhja të dështonte në mungesë të kuroumit.

Pse nuk u zgjodh nënkryetari serb?

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka njoftuar gjatë fundjavës se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarët nga pakica serbe dhe ato joserbe votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë.

Lista Serbe ankohet në Kushtetuese lidhur me votimin për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës

Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.

Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.

Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit.

As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar. Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.

A është legjitim shorti për nënkryetarin serb të Kuvendit?

Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.

Pas konstituimit të Kuvendit, sipas ligjeve në fuqi, presidentja duhet t’i kërkojë partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, emrin e mandatarit për qeverinë e re.

Mandatari më pas ka 15 ditë kohë që të sigurojë 61 votat e nevojshme për ekzekutivin e ri. Nëse ai dështon, atëherë është në diskrecionin e presidentes se kë të mandatojë për formimin e Qeverisë së re.

Related

Tags: parlamentiPresidenca e Kosoes
Previous Post

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

Next Post

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Lajme të ngjashme

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

by redaktor2
09/02/2025
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.