• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj në Zall-Herr: Demokratët të mendojnë për hallin e familjeve të tyre, jo për hallin e Saliut non-grata

04/27/2023
in Politikë, Slider
Veliaj në Zall-Herr: Demokratët të mendojnë për hallin e familjeve të tyre, jo për hallin e Saliut non-grata
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë takimit me banorët e Zall-Herrit, u bëri thirrje demokratëve që të mendojnë për hallet e familjeve të tyre dhe jo për hallet e Saliut dhe Ilirit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Një njeri që ka qenë president, kryeministër, sot nuk kalon dot Rinasin. Do zgjidhë ai hallet e veta me Amerikën, në qoftë se njerëzit i japin votën? Nuk e zgjidh dot, se Amerika nuk pyet! E ka marrë vendimin që ai është i korruptuar; e ka marrë vendimin që minon demokracinë; e ka marrë vendimin që ka hedhur njerëz në erë në Gërdec; e ka marrë vendimin që sa herë kanë pasur Shqipërinë e kanë çuar kovë pusi; e ka marrë vendimin që është non grata. Nuk ka asnjë gjë që mund ta ndihmojë Sali Berishën. Një demokrat duhet ta shohë votën si investim. Pse ta çosh në kosh të plehrave, pse ta çosh votën tek një non grata, që e ka prerë biletën e Amerikës dhe nuk ka biletë që e nxjerr dot jashtë Shqipërie; pse ta lidhim hallin tonë me hallin e dikujt që nuk ia zgjidhim dot; pse halli i fëmijëve tanë për shkolla, kopshte e çerdhe duhet të jetë i lidhur me hallin e Saliut që s’kalon dot kufirin? Pse halli ynë për më shumë rrugë, si këto që kemi bërë, për më shumë investime, duhet të lidhet me hallin e Saliut? O demokratë! Partia më rëndësishme është familja jote. E nëse familja jote prej punëve tona jeton më mirë, na jep mbështetjen që të vazhdojmë që të ecim përpara!”, tha Veliaj.

Mandej, kandidati i PS-së për Tiranën shtoi: “E keni parë që nuk del më në Tiranë, që pas stadiumit? Nuk del më në Tiranë se Tirana e braktis. Edhe demokrati më i flaktë kur vajti dhe pa stadiumin që deri dje thoshin: Stadiumi i korrupsionit, stadiumi i mafias, stadiumi i krimit, e patë si e ktheu pllakën Saliu? Stadiumi, – tha- i lirisë, stadiumi i demokracisë. Edhe demokrati i thjeshtë tha: Po ti me ne tallesh, se stadiumi qenka i bukur vërtet. Dhe e patë çfarë i bënë demokratët e vërtetë që meritojnë duartrokitje? E lanë vetëm në stadium, kur i erdhi radha për të folur. Ikën nga stadiumi sepse e kuptuan edhe ata që po më gënjeve njëherë, harram e paç! Por po më gënjeve dy herë, hallall e paç, se i bie që jam unë ai që gënjen. Dhe demokratët i thanë pikërisht Saliut: Harram e paç herën e parë, që na gënjeve! Por hallall e paç herën e dytë kështu që ne po ikim dhe po të lëmë vetëm dhe e lanë plakun 80 vjeç, u fliste karrigeve bosh”.

Related

Previous Post

Rama: Pagat e zjarrfikësve do të rritet 12-40% deri në 2024, të rinjtë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik

Next Post

“Konflikti” me Britaninë, Rama: I kemi falur, kapeshin me shqiptarët për të treguar që kanë akoma muskuj

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.