Për herë të parë në historinë 68-vjeçare të saj, Shkolla Koreografike e Tiranës ka hapur dyert për nxënësit e klasës së parë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte sot në Shkollën Koreografike të Tiranës, me nxënësit e parë dhe mësuesit që kanë nisur ciklin e parë në këtë institucion prestigjioz. Janë 11 fëmijë që do të nisin rrugën e bukur drejt artit të baletit që në moshë të hershme, duke përfituar nga një kurrikulë e posaçme që mbështet zhvillimin e tyre artistik, por dhe atë të përgjithshëm.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ky ndryshim përbën një hap të rëndësishëm, pasi deri më tani cikli i përgatitjes së balerinëve të rinj fillonte nga klasa e katërt.
“Ne si Ministri e Arsimit, në vijim të kërkesës suaj për të hapur klasën e parë në shkollën koreografike, e kemi vlerësuar me shumë kujdes dhe e kemi parë mundësinë ta krijojmë këtë model të ri të hapjes së klasës së parë në shkollën e baletit. Duke filluar nga ky cikël kompletohet nga i pari dhe në vijim dhe më pas të ofrojmë mundësinë që të keni edhe specialistët e duhur, sepse fëmijët, duke qenë se janë të vegjël, kanë nevojë të kenë një program specifik lëndor edhe përsa i përket rritjes dhe zhvillimit të tyre. Duke qenë të vegjël, ata kanë nevojë për një kurrikulë e cila të jetë shumë e posaçme për këtë moshë. Së bashku kemi punuar për kurrikulën dhe faleminderit për punën që keni bërë.”
Përveç programit të baletit, nxënësit e klasës së parë do të marrin edhe librat falas, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në shkollat e tjera 9-vjeçare.
Ministrja Manastirliu u ndal edhe te strategjia e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për zgjerimin e shkollave me orientim artistik dhe sportiv:
“Ne, për shkollat me orientim artistik, shkollat me orientim sportiv, tashmë kemi një fokus jo vetëm të veçantë, por edhe një strategji efektive për të zgjeruar këto shkolla, për të zgjeruar ciklet e studimit, ashtu sikurse kemi bërë me shkollën me orientim sportiv ‘Benardina Qerraxhia’ në Durrës që hapëm ciklin e IV-IX dhe, sigurisht, ajo e gjimnazit është riorganizuar në kurrikulë, po kështu edhe në shkollën e baletit. Ju tashmë keni statusin e veçantë si shkollë dhe ky status ju jep ju mundësinë që të keni më shumë autonomi, më shumë mundësi për të marrë ekspertizë, për të marrë emra të njohur të baletit, të artit, pra këta fëmijë duhet të jenë të kompletuar jo vetëm si koreografë, balerinë apo valltarë, si artistë të së nesërmes, por mbi të gjitha këta fëmijë duhet të jenë dhe të përgatitur në të gjithë kurrikulën e përgjithshme. Ndaj edhe kurrikula vetë, edhe mësuesit patjetër që janë të kulturës së përgjithshme, janë shumë të dedikuar që ne t’i japim të gjithë bazën e dijes dhe aftësive që këta fëmijë i duhen nesër për universitet, kudo duan të shkojnë, të jenë të kompletuar, por të kenë edhe një tjetër pasuri që është pikërisht arti i baletit, arti skenik apo koreografia, apo nesër pasnesër regjisë. Çfarë të duan ata mund të bëhen, falë një edukimi i cili vjen pikërisht nga kjo shkollë me tradita që është Shkolla Koreografike e Tiranës”, tha Manastirliu.
Tashmë, falë statusit të veçantë si shkollë me orientim artistik, Shkolla Koreografike ka fituar më shumë autonomi organizative dhe vëmendje financiare, duke krijuar kushtet për një formim më të plotë dhe afatgjatë të talenteve të reja.
Shkolla Koreografike e Tiranës, e hapur në vitin 1957, këtë vit shkollor numëron 150 nxënës, 10 klasa, 6 salla baleti, një laborator TIK dhe një bibliotekë. Me një trupë prej 37 mësuesish dhe stafi mbështetës, ajo vijon të jetë një nga institucionet më prestigjioze të edukimit artistik në vend dhe “furnizuesi” kryesor i skenës shqiptare me balerinë e valltarë të talentuar.
Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...