Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD duhet të mbajë marrëdhënie të kufizuara më Kuvendin.
Ai ka shtuar se në ditën e seancës së parë plenare, pra 12 shtatorin, PD duhet të reagojë fuqishëm me protesta.
Ndërkohë, kreu i PD Sali Berisha ka qenë ai që ka deklaruar se deputetët e PD do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, në seancën plenare.