• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Papa Françesku kritikon nacionalizmin në Hungari, bën thirrje për rikthim në “shpirtin evropian” dhe mbrojtjen e refugjatëve

04/29/2023
in Rajoni & Bota, Slider
Papa Françesku kritikon nacionalizmin në Hungari, bën thirrje për rikthim në “shpirtin evropian” dhe mbrojtjen e refugjatëve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjatë vizitës së tij në Hungari, Papa Françesku kritikoi rritjen e nacionalizmit dhe bëri thirrje për rikthim në “shpirtin evropian”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Është jetike që të gjejmë përsëri frymën evropiane,” tha ai në një fjalim në prani të kryeministrit populist të djathtë Viktor Orban në Budapest. Duhet të gjejmë “forma diplomacie” “qëllimi i të cilave është uniteti, jo thellimi i dallimeve”.

Papa paralajmëron kundër “luftënxitësve pubertarë”

Duke ju referuar luftës në Ukrainë, Papa paralajmëroi kundër “luftënxitësve pubertarë”. “Gjithnjë e më shumë, entuziazmi për ndërtimin e një komuniteti paqësor dhe të qëndrueshëm të kombeve duket se po ftohet”, tha 86-vjeçari. “Në vend të kësaj janë shënuar sferat e ndikimit, po theksohen dallimet, nacionalizmi është në rritje dhe gjykimet dhe gjuha gjithnjë e më të ashpra përdoren në konfrontimin e ndërsjellë.”

Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Hungari Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Hungari
Papa Françesku gjatë vizitës së tij në HungariFotografi: Marton Monus/REUTERS
Kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për “hapje ndaj të tjerëve” në politikën e refugjatëve. Në prani të Orbanit, i cili ndjek një kurs të rreptë kundër emigracionit, ai paralajmëroi tendencat në rritje për t’u “tërhequr në vetvete”. Evropa duhet të gjejë mënyra “të sigurta dhe ligjore” për të pranuar refugjatët.

Orbani e konsideron veten si rojtari i një “Evrope të krishterë”
Këto fjalë padyshim i drejtoheshin kryesisht Orbanit, me të cilin Françesku ishte takuar më parë për një bisedë. Kreut të qeverisë nacionaliste të krahut të djathtë i pëlqen ta quajë veten si rojtari i një “Evrope të krishterë” kundër ndikimeve nga bota arabe. Nga ana tjetër Papa bën thirrje rregullisht për ndihmë për njerëzit e të gjitha besimeve që po ikin nga lufta dhe varfëria.

Kjo është vizita e dytë e Papës në Hungari. Gjatë vizitës së tij triditore do të jetë një nga temat dominuese, lufta e agresionit rus në Ukrainë. Sipas OKB-së më shumë se një milion ukrainas kanë kaluar kufirin për në Hungari që nga fillimi i pushtimit rus. Gjatë vizitës së Papës në Hungari është planifikuar edhe një meshë e madhe në qiell të hapur, e cila do të mbahet të dielën Papa Françesku do të takohet edhe me refugjatë ukrainas dhe do të bisedojë me të rinj dhe përfaqësues nga fusha akademike dhe kulturore./DW

Related

Previous Post

“Konflikti” me Britaninë, Rama: I kemi falur, kapeshin me shqiptarët për të treguar që kanë akoma muskuj

Next Post

Do të përfaqësojë SHBA në vendin tonë, Kongresi amerikan zgjedh emrin që do të zëvendësojë ambasadoren Yuri Kim në Shqipëri

Lajme të ngjashme

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.