• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

09/11/2025
in Politikë, Slider
Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka propozuar Evis Salën si Ministre të re të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Sala pritet të marrë detyrën në kabinetin e ri qeveritar, duke zëvendësuar Albana Koçiu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryeministri Rama vlerëson eksperiencën e gjerë akademike dhe profesionale të Zonja Salës, veçanërisht në imazhimin diagnostik dhe radioterapinë onkologjike, si dhe angazhimin e saj si pedagoge në universitete të jashtme dhe në Shqipëri.

Profili i Evis Salës:

Prof. Dr. Evis Sala është një nga figurat më të njohura në fushën e imazherisë onkologjike në nivel ndërkombëtar.

Prof. Dr. Evis Sala shërbeu si Rektore Themeluese e Universitetit Western Balkans (2022–2025), duke vendosur themelet akademike dhe strategjike të institucionit.

Aktualisht, ajo drejton Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Poliklinikën Gemelli dhe është pedagoge në Universitetin Western Balkans, ku kontribuon me përvojën e saj akademike dhe kërkimore për formimin e brezit të ri të profesionistëve të shëndetit.

Prof. Sala ka një karrierë të gjatë akademike dhe kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, ku për shumë vite ka qenë pjesë e Universitetit të Kembrixhit dhe ka bashkë-drejtuar Programin e Avancuar të Imazhimit të Kancerit dhe Programin e Integruar të Mjekësisë së Kancerit në Qendrën e Kërkimit të Kancerit në Kembrixh.

Kërkimi i saj shkencor fokusohet në zhvillimin e biomarkerëve funksionalë të imazhit për vlerësimin e shpejtë të përgjigjes ndaj trajtimit të kancerit, duke përdorur imazhe fiziologjike dhe metabolike të habitatit të tumorit. Fushat e saj të ekspertizës përfshijnë radiogjenominë, integrimin e imazherisë kuantitative me gjenomikën, proteomikën dhe metabolomikën, si dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për rindërtim dhe analizë të avancuar të të dhënave.

Ajo është gjithashtu një mentore dhe oratore e shquar, e angazhuar në edukimin dhe frymëzimin e profesionistëve të rinj të mjekësisë dhe shkencës.

Related

Tags: Evis SalaMinistre e Shendetesise
Previous Post

U emërua kryetar Kuvendi, Peleshi: Opozita duhet të jetë e kënaqur nga prezantimi, iu shtua edhe një tjetër komision

Next Post

Veliaj drejt shkarkimit, Salla emërohet ministër/ Tirana dhe Cërriku u bashkohen Beratit, Tepelenës dhe Matit, 5 bashki drejt zgjedhjeve të parakohshme

Lajme të ngjashme

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

by redaktor2
09/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh....

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e...

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.