Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga selia e PD, Leskaj tha se ishte kundër zgjedhjes së Gazment Bardhit.
“Isha kundër kryetarit të grupit parlamentar. Mendoj se Doktor Berisha ka gabuar në këtë rast, ka gabuar rëndë madje!”, tha Leskaj.
I pyetur nëse kjo është ndarje me PD, Leskaj u përgjigj Pse do ndahem? Jam deputet i Partisë Demokratike”.
Përveç Bardhit si kryetar i grupit, PD zgjodhi si nënkryetarë Belind Këlliçin dhe Tomor Alizotin. Sekretare e grupit është emëruar Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli.
Gjithashtu, Agron Gjekmarkaj u konfirmua si nënkryetar i Kuvendit.