Një shqiptar që po përpiqej të arratisej fshehurazi nga Italia, u kap brenda një kamioni që po transportonte pajisje elektrike dhe kishte destinacion Shqipërinë.
Arrestimi u bë në portin e Barit, nga policia financiare, së bashku me Policinë Kufitare. Mediat italiane konfirmuan aksionin, duke informuar se shqiptari ishte një person i arratisur nga drejtësia dhe ndaj tij kishte një vendim arresti dhe kërkimi nga Gjykata e Vlorës, më 10 shkurt 2025.
Një urdhër arresti ndërkombëtar u lëshua nga Gjykata e Vlorës më 10 shkurt. Ai akuzohet për krime të rënda të kryera në Shqipëri, duke përfshirë dhunë në familje, rrëmbim personi dhe kërcënime.
Gjatë kontrolleve rutinë të automjeteve dhe mallrave që niseshin jashtë zonës Shengen, oficerët inspektuan një gjysmërimorkio të ngarkuar me pajisje elektrike, gati për t’u nisur.
Brenda, midis paletave, ata zbuluan një burrë që po përpiqej të fshihej, informon media italiane.
Pas arrestimit të tij, burri u dërgua në burgun e Barit, në dispozicion të gjyqësorit italian.