• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Belind Këlliçi tregon 5 prioritet e programit: Stacionet do të kenë një orar të afishuar dhe autobusët do t`i lidhim me GPS

04/30/2023
in Politikë, Slider
Belind Këlliçi tregon 5 prioritet e programit: Stacionet do të kenë një orar të afishuar dhe autobusët do t`i lidhim me GPS
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Kelliçi  ka zhvilluar një takim e banorë të zonave Qesarakë dhe Fresk. Këlliçi përsëriti angazhimin e tij, që pas 14 majit, transporti publik do të bëhet falas.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Pas 14 maji autobusi do të jetë falas për të gjithë Tiranën. Në qytet dhe në fshat. Ku do i gjej lekët Belind Këlliçi thonë! Fare lehtë, do i heq nga inceneratorët do t`ua jap juve. Do t`i heq nga tenderat që vjedh bashkia e Tiranës do t`ua jap juve”- u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi gjithashtu, se ky shërbim do të modernizohet, ndërsa deklaroi se kjo është një praktikë që ndiqet nga 250 qytete të botës.

“Ne do të investojmë në modernizimin e autobusëve, në modernizimin e flotës. Do të bëjmë të mundur që stacionet e autobusëve të kenë një orar të afishuar, do t`i lidhim me GPS me autobusin, që ta dinë njerëzit kur vjen, sa vonon autobusi. Të keni një shërbim dinjitoz, nuk na mungon asgjë. Dhe t`u them diçka, se kam shpikur unë, e kanë 250 qytete të botës këtë praktikë”.

Duke prezantuar pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën, Belind Këlliçi theksoi nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, që do të zgjidhë problemin e trafikut në qendër të kryeqytetit.

“Çfarë vuani ju diçka tjetër, që nuk e kemi përmendur deri tani? Trafikun e tmerrshëm. Rrugës kur po vija këtu, ishte e rruga e bllokuar. Çmenduri, ditë  e shtunë, ishte ora 7:20 e mbrëmjes, trafiku bllokuar gjithë rrugët. Do të ndërtoj nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, për të shfryrë fillimisht 60% të trafikut në qendër dhe më pas valë-valë, do të lirohet trafiku në të gjithë Tiranën duke lidhur bulevardin “Zogu i Parë” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dhe duke bërë të mundur, në pikat kyçe të qytetit, ku janë pikat nevralgjike për sa i përket ngarkesës së trafikut, ne të ndërtojmë edhe nënkalime për këmbësorët. Jemi i vetmi vend ku semafori hapet njëkohësisht edhe për këmbësorin edhe për makinat. Kjo është e padëgjuar”-u shpreh Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

14 maji do të jetë dita e ndryshimit për Tiranën.

“Ne e kemi mundësinë ta parandalojmë këtë të keqe të madhe. Vetëm 15 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Ne do të fitojmë në 14 maj, sepse ne do të shpëtojmë fillimisht Tiranën në 14 maj. Do hapim një kapitull të ri për Tiranën në 14 maj, dhe ne më pas do të shpëtojmë gjithë Shqipërinë. Për Erion Veliajn nuk dua të zgjatem. E njihni ju mirë, flet vet mirë ish-komuna juaj, flet vet mirë Qesaraka, flasin rrugët këtu, flet mungesa e ndriçimit, flet mungesa e investimeve, flet mungesa totale e vëmendjes ndaj qytetarit”- u shpreh Këlliçi.

Për Erion Veliajn, Belind Këlliçi përsëriti ftesën për t`u përballur në debat publik, ku secili, përballë qytetarëve, të tregojë jo vetëm ofertat për Tiranën, por njëkohësisht të flasë edhe për arsimimin e vet.

“Nga Qesaraka, nga Fresku, e ftoj Erion Veliajn publikisht të vij në debat publik. Ta zgjedhë vetë televizionin, po ku të dojë ai, në Bashki të Tiranës po deshi. Le të marri dhe Ndragehtan me vete, le të marrin dhe mafien e betonit me vete, edhe unë do të jem I vetëm me ekipin tim, me zonjat, me zonjushat, me burrat e gratë e nderuar, specialistë, ekspertë, të cilët kanë hartuar programin më të mirë. E ndërkohë e ftoj në debat publik për të folur për Tiranën, për të folur për bilancin e punëve në këto 8 vjet dhe punët në 4 vitet e ardhshme. E ftoj dhe për një çështje tjetër, për të folur për shkollimin e tij dhe shkollimin tim, me që ai ka ngritur pikëpyetje për shkollimin tim”- tha Këlliçi.

Edhe në Qesarakë, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve, të mos e shesin votën në 14 maj, duke refuzuar gjithashtu intimidimin.

“Ndaj unë nga këtu sot, i lëshoj një thirrje të gjithë punonjësve të administratës publike në mënyrë të veçantë të bashkisë Tiranë dhe të gjithë atyre, që çdo ditë kërcënohen çdo ditë me bukën e gojës. Kur të shkoni te kutia e votimit, jeni vetëm ju dhe Zoti, askush tjetër. Mos e shisni dinjitetin, mos shisni të ardhmen tuaj për bukën e gojës apo për 50 mijë lekë të vjetra. Mos, sepse ky vend po rrokulliset po shkon drejt humnerës. Mendoni fëmijët tuaj, mendoni të ardhmen tuaj”.

Related

Previous Post

Veliaj në Kavajë: Kavaja ecën përpara falë bashkëpunimit qeveri-bashki. Kurrë më mbrapa te komunisti Sali dhe fuksi Ilir

Next Post

“Benard Ndreca, hero i gjallë i votës së lirë”- Berisha nga Vau i Dejës: Atentati ndaj teje ishte atentat ndaj popullit opozitar! Ata që menduan se mund të të mposhtin….

Lajme të ngjashme

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

by redaktor2
09/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh....

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e...

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.