• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj: Demokratë, mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë e të votoni Ilir Metën!

05/01/2023
in Aktuale, Slider
Veliaj: Demokratë, mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë e të votoni Ilir Metën!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjatë takimit me banorët e Lagjes 13 në kryeqytet, kryebashkiaku Erion Veliaj, njëkohësisht kandidat i PS për Tiranën, u kërkoi votën edhe të demokratëve, të cilët po fyhen rëndë nga Sali Berisha, duke i çuar në listën e Ilir Metës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Fyerje më të madhe për demokratët, t’i çosh si cjapi te kasapi e të votojnë Ilir Metën, s’ka”, u shpreh Veliaj. “Mos ua jepni lejen t’ju poshtërojnë. Votoni Partinë Socialiste dhe e keni kollaj se është numri 2, për të çuar gocat dhe çunat tanë në Këshill Bashkiak”.

Ai tha Gjithashtu, se të gjitha projektet e realizuara nga Partia Socialiste, si në Bashki ashtu edhe në Qeveri, janë për të gjithë qytetarët pa i ndarë në të djathtë e të majtë.

“Në Kopshtin Zoologjik nuk kemi dy radhë, një për fëmijët e demokratëve dhe një për fëmijët e socialistëve. Por ky park është bërë për të gjithë fëmijët e Tiranës. Ne nuk kemi dy pista te Liqeni. Pistë që të bëjnë vrap dhe biçikleta demokratët dhe pista që të bëjnë vrap dhe biçikleta socialistët. Është e njëjta hapësirë, por e gëzojnë të gjithë. Kur të fillojmë të Kopshti Botanik do bëjmë të njëjtën gjë. Nuk ka lule për demokratët e socialistët. Kur të bëjmë shkollën do bëjmë të njëjtën gjë, nuk do ndajmë shkollë për demokratët e shkollë për socialistët. Në momentin që zhbllokuam rrugen, nuk i kontrollojmë makinat të demokratëve apo socialistëve.

Kur të hapim tregun agroushqimor, nuk do themi mollë për demokratët e dardhë socialistët. Për sa kohë çdo investim i ka shërbyer njësoj, tamam si dielli që i ngroh të gjithë njësoj, tamam si shiu që i lag të gjithë njësoj, tamam siç kjo skuadra jonë që ju ka shërbyer të gjithëve njësoj, pa i ndarë në të majtë e të djathtë, nuk keni pse poshtëroheni, nuk e keni të detyrueshme t’ju çojnë si cjapi te kasapi. Votoni skuadrën tonë, të çunave dhe gocave të lagjes suaj, të mëhallës suaj, që janë rritur në këtë qytet e që përfaqësojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë e të një skuadre që do ta çojë Tiranën përpara,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Related

Previous Post

“Andi ‘shalqi me provë’”, Rama: Cërriku nuk ka ndryshuar në historinë e tij sa ka ndryshuar këto 4 vjet

Next Post

Çilieta Xhilaga dhe demokratët e zonës te Liqeni i Thatë i bashkohen Veliajt: Kur jam bërë unë dhe gjyshja ime 80 vjeç me PS, mos ngeltë më demokrat pa u kthyer

Lajme të ngjashme

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer në një shfaqje

by redaktor2
09/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej disa muajsh....

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

Kandidate për Bashkinë e Tiranës, fjalët e para të Ogerta Manastirliut: Besim dhe përgjegjësi shumë e madhe

by redaktor2
09/11/2025
0

Ish-ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu reagoi për herë të parë pasi kryeministri Edi Rama e shpalli kandidate për Bashkinë e...

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

“Berisha gaboi rëndë!”, Bujar Leskaj kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit parlamentar të PD

by redaktor2
09/11/2025
0

Deputeti i PD për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, votoi kundër propozimeve për grupin parlamentar të partisë. Në dalje nga...

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

Sali Berisha rikonfirmon Gazment Bardhin në krye të Grupit të PD! Këlliçi dhe Alizoti marrin poste! Gjekmarkaj në Kuvend si Nënkryetar

by redaktor2
09/11/2025
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit të PD-së. Poste...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E gjithë vëmendja tek Rita Ora me pozat si Virgjëresha Mari
  • Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”
  • Gjykata e Posaçme merr vendimin, lë në arrest shtëpie avokatin Besart Logu! SPAK e akuzon se tentoi …
  • Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërku…
  • Rama shkarkoi Veliajn! Teliti: Dëshmi se kryeqytetin e drejton kryeministri. Demokracia është kthyer…
  • Tentuan të shisnin kanabis, pranga tre personave/ Lezhë, braktisën mjetet pasi u pikasën nga policia
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.