Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot takimin e radhës në kuadër të fushatës së 14 majit, në qytetin e Librazhdit.
Ai u shpreh se 14 maji nuk është dita ku komuniteti ndahet në dy pjesë, por dita kur qytetarët shqiptarë do të vendosin se kë do të marrin në punë për tu shërbyer në 4 vitet e ardhshme.
Rama tha se Shqipëria nuk duhet t’u kthehet më personave të damkosur nga populli shqiptar dhe partnerët.
“Gjithmonë që e kanë pasur në dorë e kanë kthyer pas komunitetin, kanë kthyer pas punët e bëra me mund.
Zgjedhje për kryetarë bashkish është zgjedhja e njeriut të duhur për të bërë punët, jo për të gjetur një njeri e ta vëmë në zyrën e bashkisë që më pas të mbushë autobusat për të luftuar kundër qeveris.
Shqipëria nuk u kthehet më aktorëve të damkosur nga populli shqiptar dhe nga SHBA. Nuk ka më arsye për tu dhënë një shans.
14 maji nuk është për ndarë në 2 anë komunitetin, por kë do të marrë ky popull në punë për t’i shërbyer në katër vitet e ardhshme.
Të mos rikthejmë kazanët e mbushur me plehra anës rrugëve me ditë të tëra”, tha Rama.