• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet e 14 Majit, Veliaj: Duhet të shkojmë përpara, kemi përballë njerëz që ikën për 4 vite nga parlamenti dhe gara për bashkinë

05/04/2023
in Politikë, Slider
Zgjedhjet e 14 Majit, Veliaj: Duhet të shkojmë përpara, kemi përballë njerëz që ikën për 4 vite nga parlamenti dhe gara për bashkinë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Forumin e Gruas në Kavajë, ku vuri në dukje se qyteti ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm nën drejtimin e kryetarit Redjan Krali, i cili kandidon për një mandat tjetër në 14 Maj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Veliaj tha se Kavaja ka zgjedhur të ecë përpara me Partinë Socialiste dhe nuk mund të kthehet më mbrapa. “Pyetja është se çfarë vendimi do marrim pas 10 ditësh? Do shkojmë mbrapa apo do të vazhdojmë përpara? Më kujtohet Kavaja kur plehrat ishin mullar. Sa hyje në qytet më shumë shikoje tufa me qen, se njerëz. Qyteti s’kishte ndriçim, ishte si një xhep, ku njerëzit shihnin vetëm tabelat, hyrjen në jug, hyrjen në veri. Kurse sot Kavaja është më e pastër dhe ky është fakt! Është më e ndriçuar dhe ky është fakt! Është më e asfaltuar dhe ky është fakt! Është më e frekuentuar dhe ky është fakt! Ka më shumë biznese dhe ky është fakt! Ka më shumë turistë dhe ky është fakt! Asnjëherë nuk mjafton, por vetëm duke ecur përpara gjërat mund të bëhen më mirë”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi faktin se në këto 4 vjet, të cilat nuk ishin aspak të lehta për shkak të tërmetit dhe pandemisë, kundërshtarët që kërkojnë votat sot, e braktisën detyrën dhe nuk ndihmuan askënd.

“Kemi përballë disa njerëz që nuk i pamë për 4 vite dhe këto vite nuk ishin dosido: Ikën nga Parlamenti, ikën nga këshillat bashkiakë, ikën nga gara për bashkinë. Mund të kishin dhënë një pako ushqimesh, mund të kishin ndërtuar një shtëpi, se gjersa kanë para për stadiumin “Arena Kombëtare”, gjersa kanë para për gjithë ato ekrane, gjersa kanë para për gjithë ato lukse, gjersa kanë para për gjithë ato parada makinash, nuk kishin këta para për një shtëpi? Nuk kishin këta mundësi të ndihmonin një fukara? Të shërbenin një pjatë supë? Nuk e bënë! 4 vjet morën mungesë. Ne votat i kemi vetëm për Redin dhe Partinë Socialiste sepse ai nuk iku, nuk I bishtnoi detyrës, nuk u shmang, nuk u dorëzua, nuk u tërhoqë”, deklaroi Veliaj.

Ai gjithashtu tha se opozita e kërkon bashkinë e Kavajës për të përdorur administratën e saj për të mbushur sheshet e protestave në Tiranë e për të rrëzuar qeverinë. “Këta thonë na jepni Kavajën që të rrëzojmë qeverinë dhe Edi Ramën. Si u rrëzoka qeveria nga një bashki, këtë nuk e di! Në mendjen e tyre Kavaja nuk ka personalitet, Kavaja është vetëm për të mbushur autobusë dhe për t’i çuar për miting në Tiranë. Për ne Kavaja ka personalitet, ka rrënjë, ka kulturë, ka të ardhme, ka investime, kjo është diferenca. Ta shohësh një qytet si mundësi për të shërbyer dhe jo si një mundësi për të mbushur autobusët për protestë. Këto janë dy mentalitetet. Redi ka bërë çerdhe, kopshte, shkolla në Kavajë, si kurrë më parë, që nga koha e Pavarësisë, me 12 institucione të reja. Pyetja është: “Saliut, që vrau njerëz me plumba në mish, a mund t’ia besoni fëmijët tuaj njësoj siç ia besoni atij që bën çerdhe, kopshte dhe shkolla?”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se KQZ nuk i dha fonde Berishës dhe Metës, pasi ata nuk kanë as vulë, por me çfarë parashë po e bëjnë fushatën? “Kush po e ndihmon opozitën këtu? Thonë janë lekët e Shkëlzenit, që hodhi 26 njerëz në erë në Gërdec. A mund t’ia besoni fëmijët tuaj? Nuk dua t’ju mërzis, por po ju them gjëra që kanë ndodhur në këtë vend. Saliu ka vrarë me plumba në mish dhe Shkëlzeni për para është gati të hedhë edhe fëmijë në erë. Fëmijët tanë do t’ia besojmë Redit dhe skuadrës tonë, që ndërton çerdhe, kopshte, shkolla, që Kavaja të shkojë përpara dhe të mos kthehet te këto fundërrina të historisë. Një i djathtë tha dicka gjë shumë të bukur: “Amerika, edhe Enver Hoxhën, – që Kavaja e urrente e që për 45 vjet e ktheu Shqipërinë në burg të madh, – nuk e shpalli non grata, por shpalli Saliun”. Saliu thoshte: “Unë në Kavajë kam varur xhaketën”. Jo, ti në Kavajë nuk ke varur asgjë! Ne në Kavajë kemi varur shpresat, ëndrrat, projektet tona. Kjo është diferenca e madhe mes atij që e përdor për të varur xhaketën dhe atyre që e shohin për të kapur ëndrrat e tyre,” nënvizoi Veliaj.

Related

Previous Post

Rama me të rinjtë në Dibër: Vota juaj është e rëndësishme për zhvillimin e vendit

Next Post

“Zgjedhja e kundërshtarit politik për t’iu shmangur përballjes, s’mund ta tjetërsojë të vërtetën”, Igli Cara në ish-Kënetë: Qytetarët, pronarët e vërtetë të qytetit

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.