• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Stadiumi i Durrësit, Kushi: Ambicia jonë është krijimi i modeleve të reja, ku stadiumet e qyteteve tona të mund të bëhen edhe motorë social dhe ekonomik zhvillimi

05/04/2023
in Slider, Sociale
Stadiumi i Durrësit, Kushi: Ambicia jonë është krijimi i modeleve të reja, ku stadiumet e qyteteve tona të mund të bëhen edhe motorë social dhe ekonomik zhvillimi
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Durrës, po prezantohen sot tre projekte për ndërtimin e stadiumit të ri ‘Niko Dovana’.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e saj ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u shpreh shumë optimiste për stadiumin e ri të Durrësit duke e cilesuar atë jo thjesht një stadium por një kompleks dhe një qendër e re për qytetin, ku do të zhvillohet jo vetëm jeta sportive, por edhe jeta kulturore, artistike, edukative dhe padyshim edhe tregtare.

“Në nëntor të vitit 2019 Durrësi u godit nga një fatkeqësi natyrore që shkatërroi shtëpi, shkolla, qendra shëndetësore, dhe fatkeqësisht edhe jetë të humbura. Por qeveria shqiptare, bashkia e Durrësit dhe gjithë Shqipëria gjithë bashkë arritëm që këtë fatkeqësi ta kthejmë në një mundësi të re për Durrësin sepse shtëpitë e reja, shkollat e reja janë më të mëdha, më të bukura, më të forta, më të sigurta që ndoshta nuk do të ishin ndërtuar dot edhe për shumë vite të tjera.

Por përveç lagjeve të reja, shkollave dhe qendrave shëndetësore, Durrësi ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme edhe për investime madhore, me impakt jo vetëm në ekonominë e këtij qyteti por edhe për ekonominë e të gjithë vendit, madje edhe për rajonin.

Vetëm në fushën e sportit, Durrësi do të ketë dy mundësi të shkëlqyera:
E para, Akademia e Futbollit, shkolla për fëmijët e Manchester Group, kampusi i ri i Manchester City Club që do të ketë impakt jo vetëm për Durrësin dhe Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin.
E dyta, stadiumi për të cilin jemi mbledhur sot në këtë konkurs ndërkombëtar.

Unë jam shumë optimiste për filozofinë tonë që ky të mos jetë thjesht dhe vetëm një stadium, por të jetë një kompleks, një qendër e re për qytetin ku jeta të zhvillohet 24 orë në 7 ditë të javës, dhe madje jo vetëm jeta sportive, por edhe jetë kulturore, artistike, edukative dhe padyshim edhe tregtare.

Modeli më i mirë i kësaj filozofie sigurisht që është Stadiumi “Air Albania” në Tiranë, ku të gjithë jemi dëshmitarë se si jeta gëlon çdo ditë, madje është një mundësi e shkëlqyer edhe për evente të mëdha ndërkombëtare, siç ishte finalja e Conference League që e ktheu Tiranën në një qendër të të gjithë Evropës, jo vetëm për zhvillimin ekonomik e turistik, por për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Unë dua t’i falënderoj të gjitha studiot që shprehën interesin dhe morën pjesë në këtë konkurs ndërkombëtar. Dhe pres me padurim të shikojmë 3 projektet fituese në këtë fazë mes të cilave do të zgjidhet edhe projekti që do të zbatohet.

Urime Durrësit për këtë mundësi të shkëlqyer”, u shpreh ministrja Kushi.

Related

Tags: Stadiumi i Durrwsit Kushi
Previous Post

“Mbështetje e plotë, bashkë bëjmë ndryshimin”- Igli Cara: Sporti është lënë në hije gjatë gjithë këtyre viteve

Next Post

“Program nxitës”, Meta për kandidaturën e Belind Këlliçit: Transport falas jo vetëm në Tiranë, por edhe në Ndroq e deri në Kërrabë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.