• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj nga Vlora: Duhet t’i heqim të keqen e madhe Shqipërisë, regjimin e Edi Ramës si kopjen e komunizmit

05/07/2023
in Politikë, Slider
Zgjedhjet e 14 majit/ Alibeaj nga Vlora: Duhet t’i heqim të keqen e madhe Shqipërisë, regjimin e Edi Ramës si kopjen e komunizmit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj është takuar me demokratët e Vlorës këtë të shtunë, për zgjedhjet e 14 majit ku gjatë fjalës të tij tha se ‘Rilindja’ ka vendosur regjimin e Edi Ramës dhe kjo është një e keqe që po i bëhet vendit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Alibeaj tha se ky regjimi i Ramës duhet të marrë fund dhe nuk mund të lejohet që në Shqipëri të ‘instalohet’ dhe një regjim tjetër si ai i diktatorit Enver Hoxha.

“Disa fjalë dua t’i them se përse jemi në këtë situatë. E di fare mirë që ajo se çfarë është e keqja më e madhe e Shqipërisë sot e 8-9 vite më parë, është fare mirë ai që është regjimi  Edi Ramës. Është regjimi I Edi Ramës që po ta mbajmë mend në 2013-ën erdhi në këtë vend me ndihmën e atij njeriu që bën një miting me demokratë, Ilir Metajt.  Kush e mban mend trafikun e votave që ai bëri në 2013-ën, pas 2011-ës, pas 2009-ës kur bëmë një aleancë ne demokratët me ta dhe ishte momenti kur filloi rënia pa fund e Partisë Demokratike. E pra, kush harron lotët e demokratëve pas 2013-ës që të parët u larguan nga vendet e punës, thjesht  dhe vetëm për shkak të Ilir Metës, I cili nga 2013-2017 e mbajti dhe e mbajti zvarrë Partinë Demokratike dhe iu bë mbështetje në fakt Edi Ramës. Kaloi reformën territoriale, kaloi dhe reformën në drejtësi, ai vet për të cilën ankohen sot këta.

E pra, nëse merremi me politikë, elementi kryesor është të qenit koherent. Qëndro në atë pozicionin tënd, në ato vlerat e tua dhe nuk mund të jesh një pazarxhi politik. Pikërisht për këtë arsye është e vërteta që duhet parë në sy. Dhe kur them të vërtetën duhet ta shohim në sy, duhet ta shohim në sy fillimisht brenda shtëpisë tonë. Në qoftë se ka një mënyrë, besoj unë, që ky regjim të marrë fund, ky regjim do marrë fund vetëm me moral. Me një fytyrë ndryshe, me njerëz të cilët janë distancuar nga korrupsioni, me njerëz të cilët dinë të bëjnë dhe meaculpa për gabimet që kanë bërë. Një parti politike e cila qarkullimin e elitave e ka refrenin e saj kryesorë dhe jo me idonatrinë, mbajmë njeriun atje.  Boll e kishim Enver Hoxhën 50 vite, na u dashka të kemi dhe një njeri tjetër 30 vite më pas. Po nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një kopje tjetër e komunizmit”, tha ai.

Related

Previous Post

A mund ta fitojë PS Shkodrën? Benet Beci: Programi ynë, plan konkret pune. Shkodra është lodhur së qeni arenë politike

Next Post

Përurohet vepra “Meteor” në Golem, Veliaj: Në 14 Maj votoni për familjen tuaj

Lajme të ngjashme

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpunim mes shqiptarëve të Luginës, për të mbrojtur të drejtat ligjore!

by redaktor2
06/09/2025
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Çështja kalon në Strasburg

by redaktor2
06/09/2025
0

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për shtyp reagoi pas vendimit të marrë sot...

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

by redaktor2
06/09/2025
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të KAS për rinumërimin e rreth...

PS kërkon shtyrjen e seancës të së enjtes, debate në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi e Tabaku përplasje me Spiropalin: Kuvendi s’është pronë e juaja

PS kërkon shtyrjen e seancës të së enjtes, debate në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi e Tabaku përplasje me Spiropalin: Kuvendi s’është pronë e juaja

by redaktor2
06/09/2025
0

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve shënoi përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pas kërkesës së PS për shtyrjen e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bajram Begaj pret në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi! Presidenti kërkon më shumë bashkëpu…
  • Tedi Blushi: Edhe 600 vite të hetohet, kurrë nuk do gjendet një shkelje ligji nga Presidenti Meta. Ç…
  • Egli Tako sqaron arsyen e zhdukjes së projekteve muzikore nga YouTube
  • Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdre…
  • PS kërkon shtyrjen e seancës të së enjtes, debate në Konferencën e Kryetarëve! Bardhi e Tabaku përpl…
  • Kreu i ILD, Artur Metani: Vëmendja institucionale për mediat e domosdoshme për lirinë e shprehjes! 1…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.