• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gara elektorale/ Zëdhënësja e Këlliçit: Me afrimin e zgjedhjeve gënjeshtrat shtohen, qytetarët e Tiranës janë lodhur nga mashtrimet

05/09/2023
in Politikë, Slider
Gara elektorale/ Zëdhënësja e Këlliçit: Me afrimin e zgjedhjeve gënjeshtrat shtohen, qytetarët e Tiranës janë lodhur nga mashtrimet
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëdhënësja e opozitës për Bashkinë Tiranë, Silvi Bardhi në një komunikim për mediat ka theksuar se me afrimin e zgjedhjeve gënjeshtrat shtohet çdo ditë e më shumë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Qytetarët e Tiranës janë lodhur 8 vite me mashtrime e me propagandë. Ata e dinë mirë të vërtetën e administrimit të qytetit, dhe e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë model. Pas 5 ditësh është momenti që me votën e tyre të sjellin ndryshim”, është shprehur ndër të tjera Silvi Bardhi.

Deklarata e plotë:

Mashtrimi është gjendja natyrale e Erjon Veliajt.

Por me afrimin e zgjedhjeve, gënjeshtrat e tij shumëfishohen. Ato në fakt konstatohen çdo ditë nga qytetarët.

Dje Faktoje, një organizatë e specializuar në verifikimin e fakteve, ka vërtetuar një prej mashtrimeve më të mëdha të Veliajt në Fushatë.

Ai mburret se ka bërë 40 shkolla, por në fakt e vërteta është se në 8 vite, Erjon Veliaj ka bërë vetëm 12 shkolla të reja, dhe ka rikonstruktuar 9 ekzistuese.

Kjo gjetje e Faktoje vjen e provuar me dokumentacion. Nëse do i bëjmë bashkë këto, dalin 21, që është shumë më ndryshe se shifra 40.

Kujtojmë këtu se vetëm me taksën e infrastrukturës arsimore, Veliaj ka marrë nga qytetarët e Tiranës 41 milionë euro. Ndërkohë që 160 mijë banorë të Tiranës, të zonës së Astirit, të Liqenit të Thatë, të Kodrës së Priftit, janë pa asnjë çerdhe, pa asnjë kopsht, pa asnjë shkollë.

Po dje media, ka trajtuar një tjetër mashtrim të Veliajt, të denoncuar më herët edhe nga kandidati i opozitës, Belind Këlliçi.

Veliaj inauguroi për herë të dytë në pak javë, tregun agro-ushqimor në Farkë. Jo vetëm nuk u respektuan afatet, pasiqë do të duhej të ishte gati vitin e shkuar, por ende edhe sot, me gjithë propagandën, ky treg nuk ka përfunduar, dhe Erjon Veliaj ka nxjerrë sërish 700 mijë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës për kompletimin e punimeve.

Qytetarët e Tiranës janë lodhur 8 vite me mashtrime e me propagandë. Ata e dinë mirë të vërtetën e administrimit të qytetit, dhe e kanë në dorën e tyre ta ndalin këtë model. Pas 5 ditësh është momenti që me votën e tyre të sjellin ndryshim.

Related

Previous Post

Meta krah kandidatit Ismail Uka, i bën thirrje dibranëve: 14 Maji, ditë ekzistenciale për Dibrën! Mbrojeni nga projekti shkatërrues i ‘Rilindjes’

Next Post

Pak ditë nga “Lokalet”, Luçiano Boçi takim me banorët në Elbasan: Bashkë drejt finisht. Do ta kthejmë qytetin në një destinacion të ri

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.