• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Beteja për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, Kolegji zgjedhor rrëzon vendimin e KAS dhe pranon pjesërisht padinë e Partisë së Lirisë

05/09/2023
in Politikë, Slider
Beteja për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, Kolegji zgjedhor rrëzon vendimin e KAS dhe pranon pjesërisht padinë e Partisë së Lirisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili rrëzoi më herët një kërkesë të Partisë së Lirisë, e cila pretendon se është ajo forca politike që i lind e drejta për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave në zgjedhjet e 14 majit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Përmes një deklarate, KQZ ka vendosur të pranojuë pjesërisht padinë e PL-së dhe të kërkojë nga KAS marrjen e një vendimi për këtë çështje brenda 10 maj të këtij viti.

NJOFTIM PËR MEDIA

Sot, më datë 09.05.2023, ora 13:30, trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:

  1. Sokol Ibi (Relator);
  2. Edlira Petri (Anëtare);
  3. Alma Kolgjoka (Anëtare);
  4. Manjola Xhaxho (Anëtare);
  5. Blerona Hasa (Anëtare);

në seancë gjyqësore të zhvilluar në ambientet e godinës “Poli i Drejtësisë”, salla e konferencave të KLGJ-së, në adresën: Rruga “Ana Komnena”, Tiranë, pasi shqyrtoi ҫështjen Nr.17 Regj.Themeltar, Datë 06.05.2023 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Altin Kaziaj.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve – KQZ.

PERSON I INTERESUAR: Partia PDIU, përfaqësuar nga Shkëlqim Sulo dhe Klardi Xhemali.

OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.71, datë 02.05.2023, të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

Caktimin e Partia e Lirisë si parti politike që i lind e drejta e propozimit për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

BAZA LIGJORE:Neni 6, paragrafi 1 i KEDNJ, Nenet 4, pika 1, Nenet 9, Neni 45, Neni 46 e vijues të Kushtetutës së Shqipërisë, Nenet 63, 64, 65, 98, 139, 145 e vijues i Kodit Zgjedhor të RSH.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), me Vendimin nr.71, datë 02.05.2023, objekt i kërkesëpadisë së mësipërme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 53, datë 27.04.2023 të depozituar nga “Partia e Lirisë”, për shkak të mungesës së numrit të kërkuar të anëtarëve për vendimarrje.

  1. Ky vendim hyn në fuqi menjeherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

me Vendimin Nr.17, datë 09.05.2023, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, me shumicë votash,

VENDOSI

1.Pranimin pjesërisht të padisë.

2.Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Vendimit Nr.71 Dt.02.05.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

3.Detyrimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), të marrë vendim brenda datës 10.05.2023, lidhur me Kërkesën Ankimore Nr.53 Dt.27.04.2023, depozituar nga subjekti zgjedhor “Partia e Lirisë”.

4.Pushimin e gjykimit lidhur me kërkimin tjetër objekt padie.

5.Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.

6.Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

U shpall në Tiranë më datë 09.05.2023.

Tiranë, më 09.05.2023

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

Related

Previous Post

Pak ditë para zgjedhjeve, Luçiano Boçi u drejtohet punonjësve të administratës në Elbasan: Pres pyetjet tuaja, nëse mendoni se…

Next Post

Kandidati i “BF” për Bashkinë Kuçovë denoncon: Qeveria po shantazhon dhe ushtron presion te qytetarët

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.