• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“KQZ ka urdhëruar të ndërpritet transmetimi i spoteve të ‘Bashkë Fitojmë’”- Denoncimi i Floriana Garos: Rama del 24 orë

05/11/2023
in Politikë, Slider
“KQZ ka urdhëruar të ndërpritet transmetimi i spoteve të ‘Bashkë Fitojmë’”- Denoncimi i Floriana Garos: Rama del 24 orë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëdhënësja e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Floriana Garo ka denoncuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “ka urdhëruar mediat që transmetojnë spotet e fushatës së opozitës, ta ndërpresin këtë gjë menjëherë”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se “KQZ nuk shikon transmetimet e Edi Ramës dhe PS, në çdo ekran dhe në çdo orë të ditës e natës, por urdhëron që të mos transmetohen më materialet e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Jemi pra në kushtet kur opozitës i përcaktohet me forcë kryetari i koalicionit, i merret logo dhe vula dhe më pas diskriminohet edhe në kohë televizive”, shprehet ajo, teksa bën thirrje: “OSBE-ODHIR ta marrë parasysh këtë denoncim të opozitës në raportin përfundimtar të zgjedhjeve”.

Deklarata e Floriana Garos:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar të vetmet media që transmetojnë spotet e fushatës së opozitës dhe i japin asaj minutazh pa diskriminim, të ndërpresin menjëherë transmetimin.

Teksa zgjedhjet po zhvillohen në kushte të pabarabarta, me mediat në dorë të pushtetit, KQZ nuk shikon transmetimet e Edi Ramës dhe PS, në çdo ekran dhe në çdo orë të ditës e natës, por urdhëron Shijak Tv dhe Syri TV mos transmetojnë më materialet e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Gjoba për dy televizionet është një tjetër kambanë alarmi e anësisë së KQZ dhe institucioneve të tjera të zgjedhjeve, dhe e pabarazisë së subjekteve politike në këtë fushatë.

Kur vjen tek koha televizve që opozitës ia sheh me lupë, KQZ mbyll sytë para kërdisë që bën AMA e partisë.

Koalicioni Bashkë Fitojmë është në dijeni të një skeme të ngritur në Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA), për ti shtuar minutat televizive të Partisë Socialiste.

Javën e 14-22 prillit, PS ka përfituar plot 20 min në televizionet proqeveritare, një prej tyre TV kombëtar.

Pjesë e kësaj skeme, e pranon ose jo, është bërë edhe institucioni KQZ që nuk i ka publikuar minutazhet e AMA-s në faqen online, sic e kërkon ligji.

Për të kuptuar se pse e bën AMA këtë, i kujtojmë publikut se kryetare është ish-zëdhënësja e Ramës dhe nënkryetare, ish-zëdhënësja e Bashës.
Ndërsa, shefja e monitorimit në AMA, është mbesa e Eltar Dedës, një eksponenti të PS.

Jemi pra në kushtet kur opozitës i përcaktohet me forcë kryetari i koalicionit, i merret logo dhe vula dhe më pas diskriminohet edhe në kohë televizive.

I bëjmë thirrje AMA dhe KQZ të mos e ulin edhe më tej imazhin e tyre, dhe t’i kthehen rendit institucional. Asnjë institucion nuk është organ i PS dhe Ramës, por i shtetit shqiptar.

Rrogat e tyre nuk i jep Rama, por shqiptarët që paguajnë taksat.

I kërkojmë OSBE-ODHIR ta marrë parasysh këtë denoncim të opozitës në raportin përfundimtar të zgjedhjeve.

Shqiptarëve u bëjmë thirrje që të mos tremben, sepse këto hile të pushtetit nuk tregojnë forcë, por dobësi.

Për çdo abuzim zgjedhor që shihni, drejtojuni faqes transparenca.com

Një thirrje të fundit për të gjithë ju: dilni dhe votoni të dielën! Vetëm vota juaj e merr pushtetin nga duart e një grushti njerëzish dhe e kthen në duart tuaja.

Related

Previous Post

Balluku prezaton programin ‘Rrugë të bardha’: Transformon rrënjësisht infrastrukturën rrugore rurale

Next Post

Rama pret në takim presidentin polak Andrzej Duda

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.