Si kurrë më parë, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka siguruar mandatin e tretë me një diferencë të frikshme votash me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi.
Veliaj mori 54.69% të votave, rreth 60 mijë vota më shumë se Këlliçi.
Kryebashkiaku i rizgjedhur ka bërë reagim e tij të parë në rrjetet sociale, ku me anë të një postimi në Twitter, shkruan, “Faleminderit”.