Lefter Maliqi duket se e ka fituar totalisht mbështetjen e banorëve të zonës së tij. Në një postim në facebook, Maliqi falenderon publikisht banorët duke theksuar se mjaftoi një takim i tij për të mbështetur në Berat Zija Ismailin.
“Mirënjohje Lapardhaja!🤝🙏💪 Megjithëse me një takim të vetëm të organizuar nga unë, (pasi isha pa pushim në fushatë në Kuçovë), me praninë e Z. Meta, kandidatit Doktor Zija Ismaili, Deputetët dhe Kryetarin e PD Berat me gjithashtu të pranishëm Kryetarin e PD Kuçovë, Z. Nertil Pasho dhe Kryetare e PL Kuçovë Znj. Erisilda Hoxha, më bëtë serisht krenar duke nxjerr fitues Doktor Zija Ismailin! Urime dhe suksese djalit te Lapardhasë Muharrem Hoxha si anëtar i Këshillit Bashkiak, me besim së do të jetë zëri juaj! Detyrimi ndaj jush mbetet i madh! Lapardha-Lumas-Perondi-Kozare-Kuçovë, në çdo sfide do jemi fitues dhe pranë jush! Me pune të palodhur do punojmë fortë në Berat në sfidën e ardhëshme me fitore! Suksese Doktor Zija Ismailit në sfidat e ardhëshme! Mirënjohje!-Përfundon Maliqi.