• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Realiteti gjeopolitik ka ndryshuar”/ Begaj për “Defender 2023”: Rëndësia e kësaj stërvitjeje, më e prekshme se kurrë

05/22/2023
in Politikë, Slider
“Realiteti gjeopolitik ka ndryshuar”/ Begaj për “Defender 2023”: Rëndësia e kësaj stërvitjeje, më e prekshme se kurrë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e cilësoi stërvitjen ushtarake amerikane “Defender 2023”, me një rëndësi tepër të madhe dhe të prekshme në situatën aktuale gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë, por edhe situatës në Ballkanin Perëndimor.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë fjalës së tij gjatë këtij aktiviteti, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama me ambasadoren amerikane Yuri Kim, Begaj u shpreh se vazhdueshmëria e kësaj stërvitjeje është mëse e nevojshme.

Ndër të tjera, Begaj nënvizoi se Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizuers në Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Kreu i Shtetit inkurajoi qeverinë që të rrisë mbështetjen për Forcat e Armatosura dhe kontriburin e Shqipërisë në aleancën ushtarake të NATO-s.

“Dy vite më parë, kur nisëm punën për Defender Europe 2021, e dinim se sfida ishte shumë e madhe për kapacitetet e vendit tonë. Megjithatë, ne arritëm të tregojmë se dimë të ngrihemi me përgjegjshmëri në lartësinë e detyrës dhe se Shqipëria jonë e vogël në fakt, rreh më shumë se pesha e saj. Më vjen shumë mirë që mblidhemi përsëri në Shqipëri, për t’iu konfirmuar edhe një herë, mbështetjen tonë të palëkundur dhe gatishmërinë e vendit tonë për të instensifikuar gjithmonë e më tej, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Defender Europe lindi si një stërvitje, për të rritur kapacitet mbrojtëse të aleancës, në rast konflikti apo kërcënimi.

Me agresionin e padrejtë rus në Ukrainë, realiteti i sotëm gjeopolitik është tërësisht ndryshe nga ai i dy viteve më parë dhe situata e sigurisë është bërë tejet më komplekse. Këto ndryshime kanë efekte të ndjeshme edhe në rajonin tonë të brishtë, të Ballkanit Perëndimor, ku aktorë dashakeqës, që nuk ndajnë të njëjtat vlera me ne, përpiqen të zgjerojnë influencat e tyre. Prandaj edhe rëndësia e kësaj stërvitjeje është sot më e prekshme se kurrë dhe vazhdueshmëria e saj, më se e nevojshme. Shqipëria është e përkushtuar në misionin e saj si faktor stabilizuers në Ballkan dhe eksportuese e sigurisë në rajon dhe më gjerë. Në pozitën time si Komandant i Përgjithshëm, inkurajoj qeverinë të shtojë akoma më shumë mbështetjen për FA dhe kontributin e Shqipërisë në NATO. Çdo investim drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, është një investim më shumë drejt stabilitetit”, theksoi ai.

Related

Previous Post

Përkrahën kandidatin e Berishës për bashkinë Berat, Maliqi falenderim publik banorëve të vendlindjes: Krenar

Next Post

U arrestua për blerje votash, Fredi Beleri transferohet nga Vlora në Tiranë, del sot para GJKKO

Lajme të ngjashme

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!

by redaktor2
06/08/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të...

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë

by redaktor2
06/07/2025
0

Pak orë para sfidës së shumëpritur Shqipëri–Serbi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shpërndarë një mesazh emocionues për kombëtaren kuqezi....

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njofton: Kujdes, mos bini pre e mashtrimeve online!
  • Veliaj mesazh kombëtares para ndeshjes Shqipëri–Serbi: Na bëni krenarë
  • Diora Kuci, fituesja e çmimit Miss Show Girl 2025, rrëfen pasionin për pasarelat dhe modelingun
  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Top Model Dyrrah 2025, rrëfe…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.