• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Bashkë Fitojmë” akuza për manipulim me votat e burgut/ Shifrat në KQZ, kandidatët e PS u votuan masivisht nga të burgosurit në të gjithë vendin

05/22/2023
in Politikë, Slider
“Bashkë Fitojmë” akuza për manipulim me votat e burgut/ Shifrat në KQZ, kandidatët e PS u votuan masivisht nga të burgosurit në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë dy ankesa të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Belshin dhe Rrogozhinën ku diferenca mes kandidatëve ka qenë shumë e vogël dhe raportet janë përmbysur pas kutive të fundit ku kanë votuar të burgosurit në të dyja zonat.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në garën për Bashkinë e Belshit Arif Tafani i Partisë Socialiste ka fituar me 41 vota diferencë përballë Bedri Qypit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ndërkohë, në qendrën e votimit 2565/1 të burgut të Belshit kandidati socialist ka marrë 25 vota, ndërsa kandidati demokrat vetëm 4 vota. Me një llogari të thjeshtë, nga 41 vota që është diferenca mes dy kandidatëve, 21 vota, më shumë Tafani i PS-së i ka marrë vetëm në kutinë e burgut.

Një tjetër bashki që do të duhet të shqyrtohet në KQZ është edhe Rrogozhina ku Edison Memolla i PS-së ka fituar me 30 vota më shumë se Shkëlqim Hoxha i BF-së.

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” ishte në avantazh deri në kutinë e fundit me numër 2224/01 që i korrenspondon burgut të Rrogozhinës ku kandidati socialist ka marrë 92 vota, ndërsa kandidati i BF-së vetëm 12 vota.

Nga një vëzhgim i Balkanweb edhe në tetë qendra të tjera votimi në të gjithë vendin ku janë mbajtur zgjedhje, rezulton se kandidatët socialistë janë votuar masivisht.

Në Tiranë në qendrën e votimit 1690 që i korrenspondon burgut të grave, 45 vota i ka marrë Erion Veliaj dhe vetëm 1 votë Belind Këlliçi.

Ndërsa në burgun 302, që i korrenspondon qendrës së votimit 1967, Veliaj ka marrë 50 vota, Belind Këlliçi 48, Roland Bejko 6, Arlind Qori 4, Lajla Përnaska 2 dhe Marko Dajti 1 votë.

Në qendrën e votimit 0938/02 në burgun e Burrelit kandidati socialist Agron Malaj ka marrë 55 vota ndërsa kandidati i BF-së Skënder Gjuci ka marrë 10 vota.

Të burgosurit në Elbasan kanë votuar gjithashtu platformën e Gledian Llajtjes për qytetin teksa i kanë dhënë atij 58 vota, ndërsa Luçiano Boçi ka marrë 32 vota.

Me një diferencë të thellë ka fituar edhe Bukurosh Maçi i PS-së në qendrën e votimit të burgut të Peqinit kur ka marrë 119 vota, ndërsa Mustafa Pashja ka marrë vetëm 9 vota.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në burgun e Drenovës në Korçë ku kandidati Sotiraq Filo ka marrë 97 vota, ndërsa Ledina Alolli ka marrë 31 vota.

Në burgun e Tepelenës Tërmet Peçi i PS-së ka fituar 65 vota, Baftjar Imeri i BF-së 3 vota ndër Sokol Guga i PD-së 2 vota.

Surpriza nuk ka pasur as në qendrën e votimit në burgun e Shënkollit në Lezhë ku kandidati i PS-së, Pjerin Ndreu ka fituar 82 vota, ndërsa Pashk Gjoni i BF-së ka marrë 33 vota.

Related

Previous Post

Manastirliu në Gjenevë: Shkëmbime rajonale dhe fuqizim kapacitetesh për përballimin e emergjencave shëndetësore

Next Post

Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën: Është kthyer në pikë të jashtëzakonshme turistike për Tiranën

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.