• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Kushi mesazh të fortë diasporës nga Torino: Ta mbrojmë me fanatizëm gjuhën shqipe!

05/22/2023
in Slider, Sociale
Ministrja Kushi mesazh të fortë diasporës nga Torino: Ta mbrojmë me fanatizëm gjuhën shqipe!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi në edicionin e 35-të të Sallonit Ndërkombëtar të Librit në Torino dha mesazhe të forta për mbrojtjen e gjuhës shqipe, gjatë një bashkëbisedimi me nxënës dhe mësues nga qytete të ndryshme të Italisë.
Gjatë fjalës së saj në takimin e titulluar “Letra nga Diaspora”, Ministrja Kushi nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe, duke thënë se një shtet pa gjuhën e tij nuk ka identitet, nuk ka histori, nuk ka as të ardhme, ndaj dhe shqipja duhet mbrojtur dhe mësuar me fanatizëm.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Znj. Kushi shprehu mirënjohje për punën e mësuesve të gjuhës shqipe të cilët u japin mësim qindra mijëra fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ajo shtoi se këta mësues kanë zgjedhur këtë profesion humanitar dhe çdo ditë japin kontributin e tyre për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë tek fëmijët dhe të rinjtë në Itali, por jo vetëm.
“Të gjithë jemi krenarë për gjuhen shqipe, një gjuhë e lashtë, e bukur, një gjuhë që përveç se duhet ta ruajmë, duhet ta trashëgojmë brez pas brezi, të bukur e të pastër, ashtu siç na e kanë përcjellë paraardhësit tanë, por duhet edhe vlerat e saj t’ua prezantojmë edhe të tjerëve. Pra jo thjeshtë ta kemi brenda familjeve tona, brenda shtëpisë, brenda Shqipërisë, por të krenohemi me të edhe në vende të tjera,” – theksoi ministrja.

Ministrja shtoi se: “Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, është gjuhë që mbrohet dhe flitet edhe në vende të tjera, Mali i Zi, Kroaci, në vend të tjera të rajonit, por është një gjithë që mësohet në rreth 400 shkolla në shumë vende të botës, si Itali, Greqi, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanda, Amerikë dhe Australi.”
Gjuha shqipe mësohet edhe në universitete prestigjioze ku ka departamente të gjuhës shqipe, si universiteti i Bolonjës, universiteti i Mynihut dhe universiteti i Harvardit.
“Pra imagjinoni sa shumë ka ecur përpara. E mësojnë sot 30 mijë shqiptar kudo në botë, përveç Shqipërisë, por ne nuk duhet të kënaqemi me kaq,” – tha Znj.Kushi.

Related

Tags: Kushi Itali shqip
Previous Post

Veliaj dhe Granoff vizitojnë Piramidën: Është kthyer në pikë të jashtëzakonshme turistike për Tiranën

Next Post

Berisha takon Fisnik Qosen: Njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur Kavajën nga monizimi i dytë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.