Ish-Kryeministri Sali Berisha ka takuar kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i cili ishte fituesi i një prej bashkive të qarkut të Tiranës.
Berisha shkruan se i ka shprehur mirënjohjen e Fisnik Qoses, për të cilin thekson “se ai dhe demokratët e Kavajës e çliruan këtë qytet si në ’90-tën nga një monizmën e dytë”.
“Takim me Kryetarin e Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja.
Miq, sot prita në një takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë.
Unë gjithashtu falenderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shëndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës”, shkruan Berisha.