• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Kushi mesazh mësuesve nga Kukësi: Angazhohuni maksimalisht për Maturën Shtetërore!

05/25/2023
in Slider, Sociale
Ministrja Kushi mesazh mësuesve nga Kukësi: Angazhohuni maksimalisht për Maturën Shtetërore!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sfidat aktuale për realizimin me sukses të Maturës Shtetërore ishin në fokus të takimit që zhvilloi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi me drejtues shkollash dhe mësues në qarkun e Kukësit.
Ministrja vlerësoi punën e bërë nga mësuesit dhe nxënësit gjatë këtij viti duke i përgatitur maturantët për të arritur rezultate sa më të mira në provimet e maturës.
Znj. Kushi kërkoi angazhim maksimal nga stafi mësimor për mbarëvajtjen e provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat këtë vit do të zhvillohen në salla të mëdha dhe do të monitorohet nga një numër më i lartë vëzhguesish për çdo qendër provimi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja Kushi u shpreh se risitë e këtij viti vijnë në favor të maturantit.
“Ne, çdo vendim e marrim që të kemi më shumë risi, por të kemi edhe më shumë meritokraci, kjo është vërtetet shumë e rëndësishme, sepse është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e tyre. Provimet e maturës kanë një peshë të rëndësishme në vendimin se ku do t’i vazhdojnë studimet, ndaj vëmendja jonë duhet të jetë maksimale.” – nënvizoi znj. Kushi.
Më tej ministrja u ndal edhe te përdorimi me korrektësi të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar duke e cilësuar si një nga arritjet më të mëdha, pasi e ngre sistemin arsimor në një tjetër nivel për sa i përket digjitalizimit.
“Në të gjitha sistemet çdo gjë bëhet në mënyrë elektronike, nuk ka më shkresa me dorë apo procese manuale, por arsimi është i pari që duhet ta përqafojë digjitalizimin, sepse edhe shmang shumë abuzime edhe shumë probleme”- tha ministrja.
Ajo shtoi se faza e parë e familjarizimit të stafeve mësimore me këtë sistem është një sfidë, por komoditeti dhe dobitë e tij janë shumë më të mëdha.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e shkollave, vëmendje e veçantë iu kushtua mbarëvajtjes së programeve dhe projekteve artistike e sportive në shkolla.

#

POSTIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI

Në 🤝 takimin e zhvilluar me mësues 👩🏫👨🏫 dhe drejtues shkollash 📍 në Kukës i kushtuam vëmendje të veçantë mbarëvajtjes së Maturës Shtetërore ✍️👩🎓 dhe zbatimit të shumë programeve brenda dhe jashtë shkollore për 🧑💻 nxënësit.

I falënderova 🙏 edhe për përkushtimin e treguar në përdorimin me korrektësi të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Parauniversitar 💻, i cili ofron tashmë më shumë avantazhe për institucionet tona arsimore, mësuesit dhe prindërit, si dhe e ngre sistemin arsimor në një tjetër nivel për sa i përket digjitalizimit.

Related

Tags: Evis Kushi Kukes maturante
Previous Post

“Agjendat ja shkruan Rama”- Basha i përgjigjet Berishës: Shpik dhe kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli! Halli i tij është…

Next Post

Begaj vizitë zyrtare nesër në Itali, pritet të takohet me Mattarellën dhe komunitetin arbëresh

Lajme të ngjashme

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

by redaktor2
08/11/2025
0

Nga Adriatik Doci Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e...

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

by redaktor2
08/11/2025
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç, duke u përhapur me shpejtësi në drejtim të zonave të...

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtërore”, sekuestrohen disa substanca të jashtëligjshme

by redaktor2
08/11/2025
0

Në lindje të Spanjës policia arrestoi tre persona dhe ka sekuestruar 11 litra ayahuasca, pije psikoaktive indigjene që i varion...

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

by redaktor2
08/11/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.