• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Kushi në kuvend: Tashmë Shqipëria ngjitet në një nivel tjetër pagash dinjitoze për mësuesit dhe pedagogët

05/25/2023
in Politikë, Slider
Ministrja Kushi në kuvend: Tashmë Shqipëria ngjitet në një nivel tjetër pagash dinjitoze për mësuesit dhe pedagogët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë fjalës së saj në parlament është ndalur tek rritja e pagave të mësuesve dhe pedagogëve, duke bërë një krahasim me vendet e rajonit. Znj. Kushi theksoi se vitet e fundit qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme, rrënjësore, të guximshme në të gjithë sektorët.
Rritjen e pagave ajo e konsideroi si një nga reformat më historike që prek administratën publike, sektorin e arsimit, shëndetësisë, forcat e armatosura, policinë e shtetit, etj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kushi është ndalur te pagat e mësuesve dhe pedagogëve.
“Të gjithë biem dakord që ata janë të parët që duhet të vlerësohen sepse rritja e pagave për ta është padyshim shpërblim për dijen, sakrificën, përkushtimin dhe kontributin që ata japin në shoqëri. Për pedagogët rritja e madhe e pagave ka filluar që nga data 1 prill e këtij vitit. Ne kemi punuar intensivisht në MAS gjatë këtyre ditëve për të grumbulluar informacion edhe nga vendet e tjera të rajonit për të bërë krahasime, sepse për fat të keq edhe për mësuesit edhe për pedagogët për shumë vite Shqipëria ka qenë në vendin e fundit të tabelës dhe sot, ja ku jemi” – nënvizoi ministrja

Ministrja Kushi nëpërmjet disa tabelave grafike tregoi se tashmë Shqipëria ngjitet në një nivel tjetër pagash dinjitoze për mësuesit dhe pedagogët, ku për disa nga pozicionet e punëve në arsim Shqipëria është në vendin e parë, dhe për disa të tjera lë pas disa vende të rajonit.

“Rritja e pagave për pedagogët tashmë është realitet. E filluam që në shtator me 15 %, ku 7 % paguhet menjëherë nga buxheti i shtetit dhe 8% nga të ardhurat e vetë institucionet e arsimit të lartë dhe në datën 1 prill u bë rritja e dytë 30%, ku 20% i mbulon buxheti i shtetit dhe 10% universitetet me të ardhurat e tyre” – u shpreh znj. Kushi .
Për sa i përket mësuesve, ajo tha se pavarësisht vështirësive, ata kanë qenë vazhdimisht në fokus.
“Në mandatin e kaluar pagat për ta u rritën me 32%, ndërkohë që në këtë mandat në vitin e parë u rritën me 6%, këtë vit u rritën 7% dhe vitin e ardhshëm ne kemi parashikuar rritjen më të madhe ndonjëherë në vitet e fundit, që shkon në 36 apo 37%.”

Ministrja theksoi se këto masa të marra mbi pagën, i bën mësuesit të jenë më të motivuar dhe me kokën lart, krenarë për pozicionin e tyre dinjitoz të punës dhe për pagën dinjitoze në raport me kolegët e tyre në rajon.

Related

Tags: Ministrja Evis Kushi parlament
Previous Post

Yuri Kim takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: SHBA vazhdon të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi

Next Post

Masakra e Kuçovës, Maliqi i prerë: Nëse nuk e zgjidh ligji, do ta zgjidhi Maliqi. Drejtësi nga SPAK, KQZ e KAS

Lajme të ngjashme

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

by redaktor2
07/15/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit....

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

by redaktor2
07/15/2025
0

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.