Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç këtë të premte pritet që të zhvillojë një miting në Serbi ka dhënë urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë të vihen në gjendje gatishmërie për shkak të ngjarjeve në Veri.
“Presidenti dhe komandanti i përgjithshëm Aleksandar Vuçiç ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të njësive të Ushtrisë Serbe në nivelin më të lartë dhe kanë urdhëruar që të lëvizin menjëherë në drejtim të vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë”, shkruajnë mediat serbe.
Për këtë ka folur edhe Ministri serb i Mbrojtjes.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pak para orës 14 :00 i lëshoi një urdhër ushtrisë për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë dhe që nga ai moment Ushtria filloi aktivitetet e saj”, tha ministri i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç.
Ai ka theksuar se është urdhëruar një lëvizje urgjente drejt vijës administrative me Kosovën.