• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj inspekton punimet te gjimnazi “Partizani”: Shkolla gati në shtator

05/26/2023
in Politikë, Slider
Veliaj inspekton punimet te gjimnazi “Partizani”: Shkolla gati në shtator
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Partizani”, një tjetër shkollë ikonike e Tiranës, është drejt përfundimit të rikonstruksionit dhe në qershor do të presë maturantët e saj, në ceremoninë e diplomimit, njësoj si “Sami Frashëri” një vit më parë. Për të gjithë ata që regjistrohen për herë të parë në këtë gjimnaz, godina do të jetë gati në muajin shtator, me hapësira shumë herë më të mëdha, me laboratorë të rinj, palestër dhe klasa të reja mësimi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo shkollë do të jetë një tjetër bizhu për qytetin. “Për ata që menduan se ndërtimi i shkollave ishin muhabete fushate, mund t’ju them se nuk kanë parë gjë akoma! Shkollat do vazhdojnë të ndërtohen, ashtu siç do vazhdojmë të mbjellim pemë. Unë besoj te fushata e përditshme sepse njeriu punon përditë, jo vetëm në 30 ditët e fushatës. I jemi rikthyer punëve të qytetit dhe kjo qshtë një nga punët që kam më për zemër: gjimnazi ‘Partizani’, një shkollë në mes të Tiranës, në zonën e Selvisë, do të jetë një bizhu për qytetin, por sigurisht, edhe një aset i mrekullueshëm për prindërit, për ata që dritën e syrit ia besojnë drejtoreshës, na e besojnë ne, institucioneve dhe ndërtesave që ndërtojmë,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se çdo gjë është transformuar në funksion të nxënësve dhe se në qershor maturantët do të jenë të parët që do e përurojnë shkollën. “Lajmi i mirë është se do të përgatitemi që në qershor të kryejmë diplomimin këtu dhe të sigurohemi që, të paktën diploma e ‘Partizanit’ të përkojë edhe me një ceremoni te shkolla e re ‘Partizani’. Do të ketë shumë pak gjëra që ngjajnë me shkollën e vjetër, ndoshta vetëm ca kujtime të oborrit. Çdo gjë është transformuar totalisht. Më vjen mirë që kemi shtuar disa ambiente edhe për mësuesit, edhe për laboratorët, dhe një super palestër ku ‘Partizani’ do vazhdojë të mbajë traditën e lojërave me dorë, ku ka qenë gjithmonë një nga konkurrentët tanë më të fortë në basketboll dhe volejboll,” tha ai.

Kryebashkiaku ftoi të gjithë prindërit që t’i regjistrojnë gjatë muajve të verës fëmijët në këtë gjimnaz. “Ftesa për të gjithë prindërit është: tani që jemi në fund, do të shfrytëzojmë të gjithë verën për të bërë mobilimin e shkollës, për të gjitha pajisjet higjieno-sanitare dhe ndriçimin led. Kjo do të thotë se garancia për të pasur një shkollë fantastike, si të gjitha shkollat e reja të Tiranës brenda lagjes ose brenda konturit të rrugëve, afër shkollës ‘Partizani’, është 100%. Kemi sot një garanci të një shkolle çka na mundëson t’iu bëjmë një ftesë të gjithë banorëve të vijnë dhe t’i regjistrojnë fëmijët këtu. Nuk ka asnjë arsye pse të dyndemi në shkollat e tjera. Jemi shumë mirënjohës për ‘Shkollën e Kuqe’ dhe të tjerët që na dhanë mundësi akomodimi gjatë kohës së kantierit, por tani kemi shkollën tonë,” vijoi Veliaj.

Ai tha gjithashtu se edhe shkollat e tjera të nisura janë drejt përfundimit. “Sot Njësia 8 është drejt kompletimit në të gjithë sistemin arsimor. Kemi bërë shkollat “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qirjazi” te zona e Rrugës “Besa”, pranë Bregut të Lumit. Po mbarojmë shkollën “Lekë Gjiknuri” te Medreseja, po mbaron edhe ‘Partizani’, dhe unë them se kemi plotësuar totalisht të gjithë sistemin parauniversitar. Lagjja po rritet dhe do kemi nevoja të tjera. Por e kemi kapur ritmin e Tiranës që është rritur deri tani, plus e kemi bërë edhe pak më të madhe. Çdo shkollë e re është bërë më e madhe seç ka qenë ekzistuesja. Plus janë bërë disa shkolla komplet nga fillimi, si institucione të reja. Ndaj jemi përgatitur edhe për 2-3 dekadat e ardhshme. Unë them se kemi mbajtur një premtim dhe mund të shohim njerëzit në sy për të gjitha institucionet arsimore,” tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë theksoi edhe faktin se në Njësinë 8, por edhe në të gjitha njësitë e tjera të Tiranës do të ketë edhe një raund të dytë të gjithë projekteve të asfaltimit.

Related

Previous Post

Tensionet në Veri të Kosovës, Vuçiç urdhër Ushtrisë që të jetë gati dhe të niset drejt kufirit

Next Post

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Lajme të ngjashme

“Thirre vendin tënd!” rrugëton në Korçë, gjuhëtarja Ledi Shamku: “Qerrja” do të rrugëtojë përtej kufijve politik të Shqipërisë, nga Dibra e Madhe deri tek arbëreshët

“Thirre vendin tënd!” rrugëton në Korçë, gjuhëtarja Ledi Shamku: “Qerrja” do të rrugëtojë përtej kufijve politik të Shqipërisë, nga Dibra e Madhe deri tek arbëreshët

by redaktor2
06/05/2025
0

Në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë u organizua një tryezë e rrumbullakët diskutimesh mbi toponiminë shqiptare, ku profesorë të gjuhësisë...

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner

by redaktor2
06/04/2025
0

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke...

“Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut: Kur do iknim s’na u ndez makina

“Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhiut: Kur do iknim s’na u ndez makina

by redaktor2
06/04/2025
0

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me vrasjen e Albi Bashaliut nga grupi...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • “Thirre vendin tënd!” rrugëton në Korçë, gjuhëtarja Ledi Shamku: “Qerrja” do të rrugëtojë përtej kuf…
  • Fero dhe Dafina Zeqiri ngjallin dyshime me një foto të përbashkët, a po vjen një bashkëpunim veror?
  • “Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja
  • Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze, shteti partner
  • “Vrasja u bë për nder të…”- Tafani rrëfen ekzekutimin e Albi Bashaliut nga grupi i Laert Haxhi…
  • Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.