Punonjësit e inceneratorit të Fierit janë duke protestuar, duke bllokuar mjetet e bashkisë që kryejnë transportin e mbetjeve urbane dhe duke bllokuar hyrjen e inceneratorit.
Punonjësit kanë rreth 6 muaj pa marrë pagat dhe se protesta do të vazhdojë deri në momentin që do të ketë një përgjigje konkrete.
Kjo është një situatë e përsëritur në inceneratorin e Fierit.
“Automjetet janë bllokuar nga punonjësit e inceneratorit të Fierit, për të transportuar mbetjet urbane.
Në anën tjetër punonjësit kanë bllokuar edhe hyrjen e inceneratorit, duke kërkuar pagat.
Që nga janari ata kanë thënë se nuk kanë marrë paga dhe pas disa njoftimeve që kanë bërë se do të protestojnë, ata nuk janë dëgjuar dhe arritur në këtë pikë.
Ka pasur kontakte të vazhdueshme me administratorin e inceneratorin, që është vendosur nga shteti pas sekuestros që i është bërë inceneratorit.
Kjo situata duket se është përsërit, pasi muaj më parë ata janë përballuar me një situatë të tillë, por pas disa kohësh i kanë marrë pagat.
Bëhet fjalë për një numër të vogël punonjësish, që janë diku 20 persona. Dëmi që shkaktohet nga bllokimi i transportit të automnjeteve është i madh.
Ata kanë deklararuar se protesta do të vazhdojë deri në momentin që do të ketë një përgjigje konkrete”.