• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në qendrën e re shëndetësore Muçaj të Vorës: Edhe 9 qendra rehabilitohen këtë vit në qarkun e Tiranës

05/31/2023
in Slider, Sociale
Manastirliu në qendrën e re shëndetësore Muçaj të Vorës: Edhe 9 qendra rehabilitohen këtë vit në qarkun e Tiranës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Më shumë se 47 mijë të moshuar kanë përfituar fishat e diabetit falas”

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vorë, 31 Maj- “Më shumë se 47 mijë të moshuar kanë përfituar fishat e diabetit falas” – Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore Muçaj të Vorës, e sapo përfunduar, me standardet më të mira.

“Edhe në këtë pikë ambulance, ashtu sikurse në çdo qendër shëndetësore po ofrohet programi i ri për fishat e diabetit, ku deri më tani kanë përfituar më shumë se 47 mijë qytetarë të grupmoshës +65 vjeç. Prej muajit mars, fishat e diabetit janë falas për këtë grupmoshë, ashtu sikurse edhe për fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 25 vjeç”-tha Ministrja Manastirliu.
Duke folur për investimet në qendrat e kujdesit parësor, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se do të vijojnë investimet në qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë territorin e vendit.

“Deri më tani kemi investuar në rehabilitimin dhe ndërtimin e 340 qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin. Ndërkohë që këtë vit ne kemi projektuar që të fillojmë rehabilitimin e 40 qenrdrave shëndetësore dhe ambulancave. Në qarkun e Tiranës që ne do të fillojmë investimin në disa qendra shëndetësore dhe ambulanca që i përkasin zonave të Farkës, Kamzës, Vaqarrit, Kavajës, Rrogozhinës dhe sigurisht që do të vijojmë derisa të kemi në standard optimal të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë vendin. Për ne nuk ka rëndësi se ku ofrohet shërbimi, në qytet apo në fshat, për ne e rëndësishme është që qytetarët, kudo ku ata jetojnë, të kenë një standard të njëjtë të shërbimit” – tha Minisrja Manastirliu.
I pranishëm në qendrën shëndetësore Muçaj të Vorës ishte edhe Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, i cili vlerësoi investimin për këtë komunitet.

“Gjej rastin të falenderoj Ministren dhe qeverinë Rama për gjithë mbështetjen për çfarë është bërë deri tani për shëndetësinë në territorin e Bashkisë Vorës. Kemi një shërbim me cilësor dhe një infrastrukturë shumë më të mirë, që për hir të së vërtetës, prej vitesh nuk ishte vënë dorë”- tha Shera.

Gjatë takimit me banorët e zonës, Ministrja Ogerta Manastirliu foli për rimbursimin e fishave të diabetit për pensionistët:

Në investimet e këtij viti, vetëm për qarkun e Tiranës është parashikuar rikonstruksioni i 9 qendrave shëndetësore në Farkë, Kamëz, Paskuqan,Vaqarr, Bathore, Kavajë, Rrogozhinë. Që prej nisjes së programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, janë rehabilituar 340 qendra dhe ambulanca në të gjithë vendin, me mbi 1.2 milion qytetarë përfitues.

Related

Previous Post

KAS pranon kërkesën e “BF”, merr vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës

Next Post

Mbyllet veprimtaria e Akademisë së Studimeve Albanologjike, zbardhet vendimi i Qeverisë: Të gjitha të drejtat i kalojnë ASH! Ja si do të bëhet riorganizimi

Lajme të ngjashme

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Të mbajmë marrëdhënie të kufizuara me Kuvendin

by redaktor2
09/10/2025
0

Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka deklaruar se PD...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.