Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mohuar akuzat e ngritura në SPAK ndaj saj dhe familjes së saj për kryerjen e ndërhyrjeve estetike me vlerë 286 mijë euro.
Duke folur në Opinion, Kryemadhi ironizoi akuzat e bëra në adresë të familjes së saj. “Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”, u shpreh Kryemadhi.
Ajo theksoi se ka qenë jashtë për trajtim shëndetësor që nuk kanë lidhje me ndërhyrjet estetike por për shkak të problemeve të saj me zemrën dhe kancerin e qafës së mitrës.