Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, përsëriti të enjten se dhuna në Kosovë duhet dënuar dhe shtoi se do të vazhdojë të flasë me palët e përfshira.
“Më duhet të insistoj se dhuna nuk është zgjidhje. Dhuna duhet dënuar. Dhe autorët e kësaj dhune duhet të mbajnë përgjegjësi“, tha Borrell.
Duke folur në prag të një samiti evropian në Moldavi, ai tha se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të luajë rolin e tij në zbutjen e krizës dhe se pret që mesazhin e njëjtë t’ia përcjellë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Borrell takoi Kurtin të mërkurën në Bratisllavë, ndërsa me Vuçiçin pritet të takohet sot në Kishinjev.