Aventura e 2 të rinjve nga Tirana ka përfunduar në tragjedi në llixhat e Elbasanit, ku ka humbur jetën 34-vjeçari i identifikuar si Alban Pashallari.
Ai së bashku me mikun e tij po lëviznin me një mjet, të cilin e parkuan në rrugë dhe rreth orës 22:00 shkuan pranë hotelit ku qëndrojnë personat që kanë nevojë për ujërat termale. Ndonëse nuk ishin klient në hotel, dy djemtë zgjodhën të qëndronin jashtë. Ata hapën rubinetin vetë për të mbushur pishinat e jashtme me ujëra termalë.
Por teksa qëndronte në llixha, shoku ka vërejtur se Alban Pashallari ishte në gjendje gjumi dhe kërkoi ndihmë më urgjencë. Para grupit hetues ka zbuluar se hëngrën darkë në Tiranë, morën birra dhe u futën në ujë. Por kur shoku nuk iu përgjigj, e zuri paniku dhe nisi të bërtasë derisa njoftoi shërbimet e urgjencës.